Memory | Jeta në burgun e të miturve në Lipjan
Emisioni Memory në Euronews Albania shkon në Lipjan në institucionin ku ndodhen të mbyllur të miturit që kanë kryer vepra penale. Vjedhje, rrahje, vrasje janë veprat që këta të rinj i kanë bërë kur komandat i merrnin nga adrenalina prej adoleshenti.
“Që gjashtë muaj jam në Qendrën Korrektuese e jam 18 vjeç,”- thotë një e mitur.
“Unë jam këtu ka 7 muaj dhe kam hyrë kur kam qenë 17 vjeç,”- shprehet një I mitur.
Brenda pesë qelive janë shtatë të mitur që kanë kryer vrasje dhe vrasje të rëndë. Ata çohen në orën 7 dhe vazhdojnë rutinën që kanë çdo ditë.
“Cohem në mëngjes e ha mëngjes, shkoj në shkollë, kthehem ha drekën, shkoj në sport dhe pasi kthehem prej aty ha darkën dhe fle gjumë,”- tregon një I mitur rutinën e tij.
Në mëngjes hanë bukë më çokokrem dhe secili vazhdon me detyrat paraprakisht, njëri që vuan dënimin pesë vjeçar ka zgjedhur të pastrojë pavjonin, por detyrat i ndajnë me shokët. Dikush që do të studiojë e ndjek universitetin online.
“Unë e ndjek mësimin në fakultet dhe kur nuk kam mësim bëj punë brenda në institucion,”- thotë i mitur që vuan dënimin në Lipjan.
Ndërsa nxënësit vahzdojnë mësimin në shkollë, por kontrollohen nga policët dhe i shoqërojnë sërish ata për në shkollë, por pa pranga në duar. Mësimet i kryejnë 10 mësues.
“Kemi një detyrë specifike duke ditur dhe problemet që kanë këta nxënës, por ne përpiqemi që ata të marrin edukimin e duhur. Për këta nxënës ne jemi jo vetëm mësues, por prind dhe psikolog,”- thotë Lumnije Budakova mësuese e gjuhës shqipe.
Ajo ka dhjetë vite në këtë institucione dhe mësimi zhvillohet njësoj si shkollat jashtë institucionit.
Pas mësimit ata shkojnë te kuzhina për të ngrënë drekën ku nuk mungon dhe policia që i ruan nga distanca. Pas drekës shkojnë në dhomat e tyre. Atyre që duan shkollën profesionale mund të bëjnë praktikën në institucionit. Nga kryerja e këtyre kurseve një pjesë prej tyre kanë siguruar dhe një punë aty brenda.
Qëndrimi brenda këtij institucioni nuk është I lehtë, pasi kanë orare strikte dhe rregulla që duhet ti zbatojnë. Ditët e para janë të vështira, pasi ndihet edhe mungesa e familjes apo edhe përshtatja me një mënyrë të re jetese.
“Jam ndier keq në fillim, më mungonte familja dhe jeta që kisha jashtë,”- rrëfen njëri nga të miturit.
Punonjësia sociale shprehet se këta të mitur e kanë të vështirë në fillim të jetojnë brenda në institucion. Arsyet që i kanë sjellë sipas saj këtu kanë të bëjnë me problemet që ata kanë në familje.
Si çdo adoleshent edhe ata kanë ëndrrat e tyre pasi të dalin nga institucioni dhe pjesa më e madhe e tyre duan që të kryejnë studimet dhe të punojnë në profesionin për të cilin do mbarojnë studimet.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme