Mendimi i qytetarëve për partitë dhe koalicionet, krahasimi në 3 muajt e fundit
Barometri në Euronews Albania ka pyetur qytetarët e Tiranës për pëlqyeshmërinë për partitë politike dhe koalicionet që garojnë në zgjedhjet e 14 majit.
52.6% e kryeqytetasve kanë mendim pozitiv për Partinë Socialiste. Ndërkohë 44.3% e qytetarëve të Tiranës kanë mendim negativ dhe 3.1% nuk janë shprehur.
25.7% e qytetarëve të Tiranës kanë mendim pozitiv për koalicionin Bashkë Fitojmë. Ndërkohë 55.3% e kryeqytetasve kanë mendim negativ dhe 19% janë përgjigjur nuk e di.
16.2% e qytetarëve të Tiranës kanë mendim pozitiv për Partinë demokratike të drejtuar nga Enkeled
Alibeaj. Ndërsa 77.8% e kryeqytetasve kanë mendim negativ dhe 6.5% janë përgjigjur nuk e di.
Në 3 muajt e fundit, mendimi pozitiv për Partinë Socialiste është rritur nga 47% që ishte në shkurt në 59.5% në mars dhe ka pasur një ulje në 52.6% në Prill.
Ndërsa mendimi negativ për PS është ulur nga 50.7% që ishte në shkurt në 37.2% në mars, dhe ka pasur një rritje në 44.3% në prill.
Mendimi pozitiv për PD e drejtuar nga Alibeaj është rritur nga 19.2% që ishte në shkurt në 24.1% në Mars, por është ulur në 16.2% në prill.
Ndërsa mendimi negativ nga 77% në shkurt ka rënë në 72.4% në mars, dhe në prill është rritur sërish duke shkuar në 77.3%.
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve




