“Mendon se më kërcënon me një gjyq”, Salianji: Rama ka frikë nga protesta

9 Nëntor 2022 | 13:47

Deputeti Ervin Salianji pas daljes nga Kuvendi ka dhënë një deklaratë për mediat ku komentoi dhe deklaratën e kryeministrit Edi Rama e cila iu drejtua opozitës duke thënë se është mallkimi i vendit.

Salianji tha se Rama e kërcënoi duke i përmendur procesin gjyqësor, ndërsa theksoi se vetëm 20 minuta pas fjalës së kreut të qeverisë i ka ardhur një njoftim nga Gjykata e Apelit.

Më tej ai tha se kryeministri ka frikë nga protesta e 12 nëntorit.

“Rama ditën që duhej të kujdesej për qytetarët u kujdes për mega aferë, ku bashkë me oligarkë kërkon të marrë mijëra metra katrorë tokë. E dëgjua Ramën me një gjuhë prej rrugaçi ordiner ju drejtua opozitës, pa diskutim me një gjuhë të papranueshme. Kryeministri nga foltorja mendon se më kërcënon me një proces gjyqësor që e ka hapur vetë dhe duket se kujdeset vetë për të sepse e dinte se edhe sot kisha proces.

Vetëm 20 minuta pasi Rama bëri këtë kërcënim, Gjykata e Apelit më solli një njoftim. Nuk ka gjë që më kërcënon që të tërhiqem për të mbrojtur të drejtën. Rama mendon se është me ata që ka rreth e rrotull. Shqetësimi kryesor i Ramës është protesta e 12 nëntorit”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë

Shqipëria shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me mbylljen e tre grupkapitujve të negociatave gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi...
09:15 | 15/07/2026

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video nga Brukseli ku ndodhet së bashku me kabinetin e tij qeverisës. Në videomesazh, Rama ironizoi opozitën, teksa u...
22:02 | 14/07/2026