Mensah shpëton trajnerin Colella, Partizani fiton ndaj Bylisit
Mensah është shpëtimtari i Partizanit dhe trajnerit Kolela, me këtë të fundit që ishte thuajse i shkarkuar nga skuadra e demave. Të kuqtë arritën të mposhtin minimalisht Bylisin në Ballsh, duke mbërritur kështu në kuotën e 34 pikëve. Kjo ishte fitorja e parë për Partizanin për vitin 2023.
Triumf regjistroi dhe Vllaznia në klasiken e vendit, ku mposhti Tiranën me rezultatin 1-0. Goli i Markut me penallti në pjesën e dytë i mjaftoi shkodranëve për të siguruar vendin e dytë në tabelë, në përfundim të javës së 21-të.
Kukësi u ngjit në vendin e tetë duke braktisur përkohësisht vendin e fundit në tabelën e klasifikimit. Skuadra e Rraman Hallacit fitoi ndaj nje rivali direkt si Kastrioti, teksa goli i vetëm u shënua nga Edi Basha. Egnatia u rikthye tek fitorja ndaj një rivali të fortë si Laçi, në një fushë të vështirë si ajo e kurbinasve. Paulaskas ishte heroi i rrogozhinasve.
E vetmja përballje pa fitues ishte derbi Erzeni-Teuta, sfidë e mbyllur në shifrat 1-1. Durrsakët kaluan në avantazh me një penallti të shndërruar në gol nga Kallaku, e cila u komentua së tepërmi nga shijakasit. Ndërkohë këta të fundit barazuan me mbrojtësin Brazilian Leao, i cili shënoi golin e parë në aventurën me Erzenin.
LEXONI GJITHASHTU
- Mbappe dhe Messi përfshihen në ekipin e PSG-së për përballjen ndaj Bayern-it
- Barcelona nuk ndalet në La Liga, shkëputet 11 pikë nga vendi i dytë
- Igli Tare drejt Tottenham
“Fitore e rëndësishme”, flet “heroi” i Egnatias, Gruda: Golin ia dedikoj familjes
Xhaferi optimist për kualifikimin e Vllaznisë në Letoni, shmang komentet për Grudën
“Mbrojtësi më i mirë në Shqipëri”, Deliallisi: Vllaznia, goditje të madhe me Jazxhi
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë