Mentor Kikia: Nuk e bleu PS-ja Agron Çelën, por Çela PS-në

16 Janar 2023 | 22:17

Gazetari Mentor Kikia ka komentuar kalimin e deputetit të  Shkodrës,Agron Çela, nga Partia e Lirisë, te Partia Socialiste.

Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Kikia u shpreh se Agron Çela mund ta ketë ‘blerë’ Partinë Socialiste në Shkodër.

Sipas tij, Çela, përpos faktit që është një biznesmen i fuqishëm, nuk ‘shitet’ aq lehtë.

“Historitë e marrëdhënieve mes mazhorancave dhe deputetëve kanë qenë gjithmonë të tilla. Deputetët që kanë qenë në opozitë janë joshur nga ofertat e pushtetit dhe kanë kapërcyer ylberin duke ndryshuar parti. Shpesh këto janë bërë përmes ofertave ekonomike, ndaj i kemi quajtur merkato.

Nuk di nëse ky është rasti konkret, pasi besoj se nuk është i shitshëm kaq lehtë. Për të mos bërë ndoshta një humor, që meqë mund të blejë PS-ja Çelën, Çela mund të blejë PS-në në Shkodër”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” foli në lidhje me reformën territoriale, ndërsa deklaroi se kryeministri Edi Rama...
22:23 | 23/07/2026

Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, deklaroi se mbështet protestat dhe protestuesit, duke i cilësuar ata si “rininë e...
22:08 | 23/07/2026

Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, e ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, u shpreh se, ndonëse nuk është eksperte e reformës territoriale, të...
21:30 | 23/07/2026