Merkato dominon Formula 1
Kryefjala e këtij sezoni në botërorin e Formula 1 po bëhet gjithnjë e më shumë lëvizja e pilotëve, inxhinierëve dhe drejtuesve të skuadrave. Pas Hamilton te Ferrari, Hulkenberg te Sauber dhe largimit të Newey’t nga Red Bull, lëvizje të tjera duken në horizont. Fillimisht Verstappen për të cilin flitet se do të takohet me drejtuesit e Mercedes në përfundim të garës në Miami. Holandezi mund të ndikohet nga zhvillimet në Red Bull ndërsa Wolff nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për ta marrë si zëvendësues të Hamilton.
Mirëpo Ecclestone mendon se 3 herë kampioni në fuqi nuk do të largohet nga skuadra e tij. Arësyeja kryesore është se nuk ka një skuadër në gjëndje ti ofrojë performancën e Red Bull dhe Verstappen e ka bërë të qartë mëse njëherë që nuk janë paratë ato që e mbajnë në një vend.
Një tjetër pilot i përfolur ditët e fundit është Logan Sargeant. Amerikani i Williams mund të jetë i 1’ri që humbet timonin në mes të sezonit. Si ai dhe Albon nuk kanë ende asnjë pikë por amerikani ka pozita më të brishta se tailandezi. Williams ka aplikuar për leje të vecantë që do të lejonte ndryshimin e pilotëve në gjysmën e 2’të dhe vendin e Sargeant pritet ta marrë Andrea Kimi Antonelli që aktualisht është pjesë e akademisë Mercedes.

19 vite pas debutimit si inxhinier i aerodinamikës te Renault, David Sanchez kthehet te Alpine që zotërohet nga konstruktori francez. Ai do të jetë Drejtori Teknik Ekzekutiv, një rol i ri në skuadër që u krijua për ish drejtuesin e McLaren që punoi vetëm 3 muaj për Zak Brown. Në detyrën e re ai do të drejtojë departmentin teknik në Enstone.

Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 08:54 Fenomen që ndodh çdo 80 vjet, një yll i ri pritet të shfaqet në qiell deri më 25 qershor
- 08:53 Tajvani në tension: Koha e paralajmërimit për çdo sulm nga Kina po shkurtohet
- 08:40 Mbledhja me drejtuesit politikë të qarqeve, Rama mbërrin në selinë e PS (VIDEO)
- 08:40 Vatikani refuzon propozimin për të lejuar gratë të drejtojnë predikimet në meshë
- 08:33 Aksident me vdekje në aksin Lezhë-Milot, kamioni përplaset me një makinë. Plagosen edhe 2 persona
- 08:32 Ngushtica e Hormuzit, Omani hap korridor të ri për lundrim të sigurt