Omar Marmush është prezantuar si futbollisti më i ri i Mançester Sitit. Kjo ishte blerja e tretë e kampionëve të Anglisë në këtë merkato të transferimeve.
Problemet me ligjin apo kriza e rezultateve nuk e shqetësojnë Manchester Cityn i cili vijon i qetë merkaton, madje duke prezantuar një tjetër futbollist, që cilësohet premtues për të ardhmen. Omar Marmoush, lideri i Eintrach Frankfurt u prezantua te kampionët e Anglisë, ndërsa është lëvizja e tretë në këtë merkato dimërore. 25-vjeçari i kushtoi skuadrës së Guardiolës plot 75 milionë euro, ndërsa ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2029.
Forma shumë e mirë e tij, performanca në Bundesligë e jo vetëm bëri që disa skuadra të mëdha europiane të synonin transferimin e tij, por ishin qytetarët që ia arritën. Pak ditë më parë u prezantuan dhe dy blerjet e tjera Abdukodir Khusanov nga Uzbekistani dhe braziliani Victor Reis. Manchester City nuk po kalon një sezon të mirë, duke ngritur si shqetësim mungesën e lojtarëve kualitativë, sidomos kur Ëalker e Grealish janë thuajse të larguar.
Marmoush pritet padyshim të jetë një forcë e shtuar në sulm, pasi ka shënuar 15 gola me Frankfurtin në Bundesligën Gjermane, ndërsa përpara tij qëndronte vetëm bomberi britanik Harry Kane. 25-vejcari është lindur në Kairo, ndërsa karrierën në Gjermani e nisi te Wolfsburg.
LEXONI GJITHASHTU:
- Aksidenti ajror në Korenë e Jugut, ministri i Transportit synon të japë dorëheqjen
- 2 sportistë vdesin gjatë garës së jahteve në Australi