Merkel: Lufta në Ukrainë do kishte filluar më parë nëse do futej në NATO, Putini…

25 Nëntor 2024 | 13:27

Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel tha se beson se lufta në Ukrainë do të kishte filluar më herët dhe “ndoshta do të ishte më e keqe” nëse Kievi do të kishte nisur rrugën e tij drejt anëtarësimit në NATO në vitin 2008.

“Ne do të kishim parë një konflikt ushtarak edhe më herët. Ishte plotësisht e qartë për mua që Presidenti i Rusisë Vladimir Putin nuk do të rrinte duarkryq dhe do të shikonte Ukrainën të bashkohej me NATO-n. Dhe më pas, Ukraina si vend me siguri nuk do të ishte aq e përgatitur sa ishte në shkurt 2022”, tha ajo për BBC.

Në një intervistë të rrallë që kur u tërhoq nga politika tre vjet më parë, Merkel shprehu shqetësimin për kërcënimet e ripërtëritura të Putinit për të përdorur armë bërthamore.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur për të parandaluar përdorimin e armëve bërthamore. Fatmirësisht, edhe Kina ka folur kohët e fundit për këtë. Ne nuk duhet të paralizohemi nga frika, por duhet të pranojmë se Rusia është më e madhja, ose pranë SHBA-së, një nga Dy fuqitë më të mëdha bërthamore në botë”.

Ajo deklaroi se gjatë mandatit të saj bëri gjithçka në fuqinë e saj për të siguruar mjete paqësore të bashkëpunimit me Rusinë dhe se Putin “filloi një pushtim të Ukrainës” vetëm disa muaj pasi ajo la postin.

BBC raporton se nën qeverinë Merkel, Gjermania dhe industritë e saj kryesore janë bërë të varura nga Moska dhe Gjermania ka ndërtuar dy tubacione gazi të lidhura drejtpërdrejt me Rusinë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët

Inteligjenca artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë në spitalet europiane, nga diagnostikimi i sëmundjeve deri te përmirësimi i organizimit të punës, por mungesa e...
22:27 | 16/07/2026

Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar

Grupi i Miqve të Iniciativës Globale për Zhvillim (GDI) i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të mbështesë rolin qendror koordinues të Kombeve të Bashkuara (OKB) në...
22:19 | 16/07/2026

“Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, ka bërë akuza ndaj disa anëtarëve të qeverisë izraelite, duke i akuzuar ata se kanë tentuar të ndikojnë...
22:18 | 16/07/2026