Lufta në Izrael, Merkel dënon sulmet e Hamas: Çnjerëzore dhe barbare

9 Tetor 2023 | 11:28

Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel dënoi sulmin e nisur nga grupi islamik palestinez Hamas kundër Izraelit të shtunën.

Në një deklaratë për mediat ajo është shprehur se sulmet janë çnjerëzore dhe barbare.

“Unë dënoj sulmet terroriste të Hamasit kundër shtetit të Izraelit në mënyrën më kategorike. Ato janë çnjerëzore dhe barbare. Mendimet dhe solidariteti im janë me popullin izraelit dhe qeverinë e kryeministrit Benjamin Netanyahu”- tha Merkel në një deklaratë sot.

Kancelari aktual Olaf Scholz premtoi mbështetjen e Gjermanisë për Izraelin në një bisedë telefonike me Netanyahun dje. Qeveria e tij njoftoi gjithashtu se ndihma financiare e Berlinit për palestinezët do të rishikohej.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Malvinas janë argjentinas”, Britania thirrje FIFA-s të hetojë Argjentinën për banderolën që shfaqën lojtarët

Qeveria britanike i kërkoi të enjten FIFA-s të hetojë ekipin e Argjentinës pasi lojtarët që festuan fitoren 2-1 ndaj Anglisë në gjysmëfinalet e Kupës së Botës me një banderolë që pretendonte...
18:15 | 16/07/2026

U vonuan për shkak të luftës me Iranin, Estonia: Armët amerikane do të mbërrijnë në muajt e ardhshëm

Ministri estonez i Mbrojtjes, Hanno Pevkur njoftoi të enjten se dërgesat e armëve amerikane të cilat u pezulluan përkohësisht për shkak të luftës në Iran...
18:00 | 16/07/2026

Rubio: SHBA do të përqendrojë përpjekjet e saj kundër terrorizmit të ekstremit të majtë

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio të enjten nisi një nismë të udhëhequr nga SHBA-të për të përqendruar përpjekjet ndërkombëtare kundër terrorizmit në atë që...
17:38 | 16/07/2026