SHBA lëviz aeroplanmbajtësen afër Izraelit, anije e avionë drejt Mesdheut Lindor
SHBA ka njoftuar se po lëviz një aeroplanmbajtëse, anije dhe avionë në Mesdheun lindor dhe gjithashtu do t’i japë Izraelit pajisje dhe municione shtesë.
Veprimet e komandës amerikane vijnë pas sulmit të Hamasit në Izraelin jugor, të cilin Presidenti Biden e quajti një “sulm të paprecedentë dhe të tmerrshëm”.
Një zëdhënës i Sigurisë Kombëtare të SHBA tha se disa qytetarë amerikanë ishin në mesin e të vdekurve.
Izraeli thotë se më shumë se 700 njerëz janë vrarë dhe 100 janë rrëmbyer.
Në Gaza, më shumë se 400 njerëz janë vrarë pas sulmeve hakmarrëse ajrore izraelite, sipas zyrtarëve palestinezë.
Sekretari amerikan i mbrojtjes Lloyd Austin tha se aeroplanmbajtësja USS Gerald R. Ford, një kryqëzor rakete dhe katër shkatërrues raketash po shkonin në rajon. Gjithahstu ai bëri me dije se do të dërgoheshin edhe avionë luftarakë amerikanë.
Ndihma e mëtejshme ushtarake për Izraelin do të dërgohet në ditët në vijim, tha Shtëpia e Bardhë, duke shtuar se SHBA po punon për të siguruar që armiqtë e Izraelit të mos përpiqen të përfitojnë nga situata.
Presidenti iranian Ebrahim Raisi ka shprehur mbështetjen për sulmin e Hamasit, duke thënë se Izraeli duhet të mbahet përgjegjës për rrezikun që i shkakton rajonit.
Hamasi ka thënë se ndihma nga Irani e ndihmoi atë të kryente sulmin, i cili përfshinte raketa, drone dhe militantë e qindra luftëtarë të cilët depërtuan nëpër fortifikimet kufitare izraelite rreth Rripit të Gazës.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA nuk kishte parë prova të përfshirjes së drejtpërdrejtë iraniane, por pohoi se Irani kishte ndihmuar grupin me bazë në Gaza për vite me rradhë.
“Hamasi nuk do të ishte Hamas pa mbështetjen që ka marrë prej shumë vitesh nga Irani. Ne nuk kemi parë ende prova të drejtpërdrejta se Irani është pas këtij sulmi. Por mbështetja gjatë shumë viteve është e qartë,” i tha ai SHBA-së. TV.
Në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Irani mohoi përfshirjen në sulmin ndaj Izraelit, raportoi Reuters.
LEXONI GJITHASHTU:
29 vende nënshkruajnë marrëveshjen për të krijuar një organ global bashkëpunimi për inteligjencën artificiale
Irani u kërkon rebelëve Huthi të mbyllin rrugën e naftës në Detin e Kuq nëse SHBA godet rrjetin iranian të energjisë
Gjykata e Moskës hedh poshtë apelin e Euroclear për asetet e ngrira
- 17:09 Plagosja në Shkodër, arrestohet autori 18-vjeçar. Pranga edhe babait të tij për bashkëpunim në krim
- 17:05 29 vende nënshkruajnë marrëveshjen për të krijuar një organ global bashkëpunimi për inteligjencën artificiale
- 16:56 Deklarata e ministres serbe, reagon eurodeputeti çek. Kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në
- 16:29 Irani u kërkon rebelëve Huthi të mbyllin rrugën e naftës në Detin e Kuq nëse SHBA godet rrjetin iranian të energjisë
- 16:24 Gjykata e Moskës hedh poshtë apelin e Euroclear për asetet e ngrira
- 16:12 India urdhëron ndalimin e marinarëve indianë që të udhëtojnë drejt Hormuzit, shkak situata rajonale