Sa kushton imazhi i Merkel? Gjermania 55 mijë € për flokët e grimin e ish-kancelares

10 Gusht 2023 | 16:13

Qeveria gjermane ka shpenzuar rreth 55.000 euro për flokët dhe grimin e ish-kancelares gjermane Angela Merkel që kur ajo la postin në vitin 2021.

Pavarësisht largimit nga posti kryesor i Gjermanisë pothuajse dy vjet më parë, Merkel ende po i faturon qeverisë federale disa shpenzime.

Merkel, sipas një raporti të mëparshëm të  medias gjerman Tagesspiegel, nuk e mbajti parukieren  e saj për një kohë të gjatë, por tani mbështetet te një artist i ri i vetëpunësuar, i cili gjithashtu punon si stilist, me bazë në Berlin.

Kancelaria paguan për flokët dhe grimin e Merkelit, por edhe për angazhimet publike dhe ato private.

Deri më tani ajo ka grumbulluar 17.200 euro në 2023, përveç një faturë prej 37.780 euro në 2022.

Supozimi i kostove është i lidhur me kryerjen e detyrave zyrtare të vazhdueshme – pavarësisht nëse ato janë publike apo jo publike”, tha kancelaria gjermane për Tagesspiegel.

Rritja e kostove të shërbimeve të flokëve dhe kozmetikës së zyrtarëve ka ngjallur disa kritika në të kaluarën, ku Presidenti i Shoqatës së Tatimpaguesve, është shprehur se kostot duhet “të reduktohen në minimum dhe, në rast dyshimi, të paguhen privatisht”.

Kancelari aktual gjerman Olaf Scholz gjithashtu nuk kursen shpenzimet për daljet e tij publike, raportoi Tagesspiegel.

Deri më tani këtë vit, përfaqësuesit e kancelarisë kanë shpenzuar 21,808 € për shpenzimet e flokëve dhe grimit, ndërsa shifra ka arritur në 39,910 € në 2022.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët

Inteligjenca artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë në spitalet europiane, nga diagnostikimi i sëmundjeve deri te përmirësimi i organizimit të punës, por mungesa e...
22:27 | 16/07/2026

Vala e të nxehtit në Europë, mbi 12 mijë vdekje gjatë muajit qershor

Vala ekstreme e të nxehtit që përfshiu Europën në fund të muajit qershor ka shkaktuar të paktën 12 mijë vdekje shtesë në rreth 10 vende...
22:09 | 16/07/2026

Studimi: Netët tropikale po na prishin cilësinë e gjumit dhe reduktojnë orët e tij

Ndryshimet klimatike po ndikojnë drejtpërdrejt edhe në gjumin e njerëzve. Një analizë e re zbulon se temperaturat e larta gjatë natës po i shkaktojnë botës...
21:40 | 16/07/2026