Merren në mbrojtje 2 prokuroret, flet kreu i KLP: Avokati nuk varet nga ne
Pas prokurores së SPAK Doloreza Musabelliu, KLP ka caktuar urdhër-mbrojtjeje edhe për ish-prokuroren e Lushnjës Merita Selimi, që dyshohet se ishte shënjestra e grupit të Laert Haxhiut.
Ka qenë i penduari i drejtësisë, Artan Tafani, pjesë e bandës së vrasësve me pagesë të Laert Haxhiut, ai i cili ka rrëfyer planet e grupit për eliminimin e 2 prokurorëve dhe një avokati.
Alfred Balla, kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë foli në një deklaratë për mediat rreth takimi të zhvilluar me drejtuesit e Ministrisë së Brendshme.
Ai theksoi se KLP nuk mund të kërkojë mbrojtje për avokatin, por si qytetar i thjeshtë mund t’i drejtohet policisë për ta siguruar.
“Gjatë këtij takimi u pret ky moment, prokuroria ka komisionin e mbrojtjes së prokurorëve dhe çdo prokuror që e ndien veten të rrezikuar ka të drejtë t’i drejtohet këtij komisioni dhe në rast se shikohet e arsyeshme i sigurohet mbrojtja.
Doloreza Musabelliut i është caktuar mbrojtje edhe prokurores Merita Selimit, avokati nuk varet nga ne, por ka të drejtë si çdo qytetar të kërkojë mbrojtje pranë policisë.
Doloreza Musabelliu e ka procedurën ndryshe nga KLP, prokurore Merita Selimi varet nga KLP, ndërsa vendimi i këshillit të ministrave për prokurorët e strukturës së posaçme është i ndryshëm , kështu që në momentin kur vlerësohet se ka rrezik i caktohet mbrojtje e menjëhershme, pastaj mblidhet komisioni”,-tha kreu i KLP.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 13:08 SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
- 12:50 BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn