Merret peng 44-vjeçari, 2 vëllezërit e fusin në makinë, e çojnë në zonën e Kënetës

31 Gusht 2024 | 12:28

Dy vëllezër në qytetin e Durrësit kanë përfunduar në prangat e policisë pasi morën peng në makinë një 44-vjeçar dhe e kërcënuan për motive të dobëta.

Arrestimi i shtetasve A. G., 25 vjeç, dhe L. G,. 29 vjeç , u krye pas kallëzimit të bërë nga shtetasi B. Sh., 44 vjeç, banues në lagjen nr. 13 Durrës, se ishte marrë pa dëshirën e tij në makinë nga dy vëllezër të cilët e kishin çuar në zonën e Kënetës dhe e kishin kërcënuar për motive të dobta.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe tre aparate celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta, shërbimet e Policisë lokalizuan, kapën dhe shoqëruan në Stacionin e Policisë Palzh, Durrës dy vëllezërit e dyshuar.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  1. G., 25 vjeç, dhe L. G,. 29 vjeç,(vëllezër), banues në Durrës”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026