Merrnin para për të mos vënë gjoba, nis gjykimi në Gjykatën e Posaçme ndaj tatimorëve të Durrësit
3 Dhjetor 2020 |
12:44
Gjykata e Posaçme nis sot gjykimin ndaj tatimorëve të arrestuar rreth dy vite më parë në Durrës, të cilët merrnin para për të mos vënë gjoba.
Të pandehur për dosjen janë marrë Artan Kroj, Gentian Elezi, Petrit Hoxha, Saimir Yzeriraj, Ismail Qypi, Alban Muco dhe Marinel Sulkaj.
Prokuroria e Posaçme SPAK i akuzon për korrupsion dhe ushtrim ndikimit të paligjshëm.
Sipas dosjes hetimore, rezultonte se inspektorët e tatimeve në bashkëpunime me njëri-tjetrin merrnin vlera monetare nga biznese nën presionin e gjobave.
Ka qenë pronari i një biznesi që pasi ka filmuar një prej inspektorëve duke i kërkuar para ka bërë kallëzim.
Ndërkohë, janë një sërë përgjimesh ambientale dhe telefonike që kanë zbuluar aferën korruptive.
Lajme të Sugjeruara
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve