Merrte ryshfet, SPAK arreston oficerin e policisë në Elbasan, masat për 2 të tjerët

25 Maj 2023 | 09:18

SPAK ka vendosur masat e sigurisë për tre oficerë policie në Elbasan pasi akuzohen për korrupsion.

Bëhet e ditur se është vendosur është lënë në burg oficeri Lulzim Hasa dhe është vendosur masa e sigurisë ‘arrest shtëpie për oficerin e policisë Çelnik Toska.

Ndërsa për oficerin Sefer Shuka është vendosur masa e sigurisë ‘detyrim paraqitje’.

Mësohet se të tre  kanë marrë në disa raste nga Lirian Taragjini, Zenel Taragjini, përfitime monetare të parregullta, në shuma monetare si dhe përfitime të tjera materiale, për të kryer veprime të lidhura me detyrën dhe funksionin e tyre.

Dhe për këto dy të fundit SPAK ka vendosur masën e sigurisë ‘Detyrim paraqitje’ pasi akuzohen për  “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

“Shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Policise Tiranë kanë ekzekutuar në datën 24.05.2023 masat e sigurimit personale të vendosur ndaj personave nën hetim të mësipërm. Hetimet paraprake për këtë proçedim penal janë në vazhdim e sipër dhe ende nuk kanë përfunduar”- njofton SPAK.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosja e 35-vjeçarit në Pogradec, dërgohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës. Si paraqitet gjendja e tij

Dërgohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës 35-vjeçari, Brian Syzo, i cili ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë nga Nikolla Agolli mesditën...
15:18 | 29/06/2026

Ministri Nufi vizitë në Athinë, pritet nga Dendias. Në fokus forcimi i bashkëpunimit dypalësh në mbrojtje

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias këtë të hënë ka pritur homologun e tij, Ermal Nufi në Athinë. Dendias përmes një postimi në “X” ka...
15:13 | 29/06/2026

Plagosi me armë zjarri 35-vjeçarin në Pogradec dhe u largua, kapet autori

Është bërë e mundur brenda pak minutash kapja e autorit 24-vjeçar i cili la të plagosur në këmbë një 35-vjeçar. Autori është identifikuar si Nikolla...
14:17 | 29/06/2026