“Kujdes nga polenet e rrapit”, Merja: Oraret më të rrezikshme për alergjikët…
Mjeku Ylli Merja tha se personat që janë alergjik duhet të bëjnë shumë kujdes ndaj poleneve të plepit dhe të rrapit, bimë të cilat janë mbjellë në shumë rrugë të Tiranës.
I ftuar në “Good Morning Albanians”, Merja tha se këto polena përhapen më tepër në ajër pas orës 10:30 ndërsa mëngjesi dhe pasditja vonë nuk janë shumë problematike.
“Ka plotë rrugë në Shqipëri, sidomos në Tiranë që janë mbjellë pemë rrapi. Polenet e saj dhe ato lulet e saj kur zhvishen lëshojnë ca si gjemba të cilat, sidomos kur të fiksohen nëpër qepalla japin kruarje të forta të syve, irritime skuqje e me radhë. Kjo bimë është një ngacmuese.
Kur mund të ecin njerëzit në këto rrugë, ku ka rrape? Mëngjesi dhe darka janë ideale, se nga ora 10:30 e më pas polenet lundrojnë në ajër, dhe për alergjikët është e tmerrshme. Edhe plepi është ngacmues, ai ka një push të bardhë që bëhet shumë problematik”,-tha Ylli Merja.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve