Mertiri: Gjicin s’e futi në kurth politika, s’kanë guxim se futesh në gjak

17 Qershor 2023 | 22:02

Analisti Ergys Mërtëri deklaroi në emisionin Review në Euronews Albania se videoskandali i ish-kryebashkiakut Safet Gjici mund të jetë bërë për arsye shantazhi nga grupet kriminale.

Mërtiri e përjashtoi mundësinë që gruaja në video të jetë shtyrë nga politika për të filmuar kryebashkiakun. Ai theksoi se në politikën shqiptare nuk luftohet me mënyra të tilla pasi futesh në gjak nëse i shkatërron karrierën politike dhe familjen një personi.

“Me aq sa e njohim ne mjedisin politik, palët nuk kanë atë lloj lufte dhe ato lloj teknikash. Po të ishte bërë nga politika video do të bëhej përpara zgjedhjeve. Aq më tepër që ne kemi precedentin e Shukriut që pasi i doli skandali PS fitoi më thellë se çfarë kishte fituar Shukriu. Nuk prodhon efekt politik kjo. Unë nesoj se këtu ka grupe interesi, biznesi apo mafioze pasi nuk ka njeri kurajo t’i shkatërrojë jetën politike dhe familjare një personi, në mënyrë kaq serbe, pasi futesh në gjak. Nuk e shoh çështje politike, por çështje biznesesh dhe krimi të organizuar”, tha Mërtiri.

LEXO GJIHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026