Mërtiri debat me Gjokutajn: Jam i tradhtuar nga kjo lloj opozite, ndaj nuk vij
Avokati Genc Gjokutaj dhe analisti Ergys Mërtiri janë “përplasur” në studion e emisionit “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, lidhur me “betejën” e Ramës me median italiane Rai3, pas dokumentarit të këtij të fundit që “godiste” Ëngjëll Agaçin dhe marrëveshjen mes dy vendeve për emigrantët.
Mërtiri është shprehur se në këtë mes fajtore është edhe opozita, e cila sipas tij nuk i motivon dot njerëzit që të ngrihen në protesta e revolta kundër qeverisë.
Nga ana tjetër, Gjokutaj përdori ironinë për t’iu përgjigjur Mërtirit, duke thënë se ‘opozita ka fajin kryesor në këtë mes’.
Por Mërtiri vijoi të këmbëngulte në argumentin e vetë, i cili ngarkonte me përgjegjësi edhe opozitën për situatën në vend dhe shtoi se nuk bëjet pjesë e saj pasi është ndier i tradhëtuar.
Pjesë nga diskutimi në studio:
Mërtiri: Në këtë mes, këtu ka faj edhe opozita. Është edhe opozita që ka paaftësinë.
Gjokutaj: Opozita ka fajin kryesor mo burrë (ironi).
Mërtiri: Pse e vulgarizon mo burrë.
Gjokutaj: Mazhoranca është viktimë e opozitës. Edhe votat i blen opozita dhe pushtetin e merr Rama.
Mërtiri: Genc, më fal, tani opozita nuk ka faj fare në këtë mes? Ka faj se nuk i motivon njerëzit. Të paktën të dalin ata që janë të djathtë.
Gjokutaj: Edhe ata s’janë, ata duhen futur në burg të gjithë. Mund të vish edhe ti.
Mërtiri: Nuk vij unë mo, pse nuk vij, sepse jam i tradhëtuar nga kjo lloj opozite. Unë kështu mendoj. Ju takon juve të na bindni neve.
Gjokutaj: Ne që nuk e pimë duhanin ju bëjmë dëm juve që e pini duhanin.
LEXONI GJITHASHTU:
23 motoçikleta të reja për Policinë e Shtetit, u blenë me fondet nga pasuritë e konfiskuara të krimit
Rama: Qeveria dha 4 milionë euro për koncertin e Kanye West, jo 50 milionë
E dyshuara për atentatin ndaj biznesmenit ukrainas në Monako gjendet e vdekur pranë Kievit
- 19:18 Rama mbërrin në Ankara, pjesë e darkës zyrtare të samitit të NATO-s (VIDEO)
- 19:16 OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe
- 19:13 Samiti i NATO-s, Turqia prezanton dronin e ri luftarak “Molla e Kuqe” për sulme ajër-ajër dhe ajër-tokë
- 19:09 Trump njofton heqjen e sanksioneve kundër Turqisë: Erdogan është një udhëheqës i shkëlqyer
- 19:04 Erdogan optimist në Samitin e NATO-s: Pres të vendoset një marrëveshje mbi avionët F-35
- 18:59 Presidenti i Këshillit Evropian, Costa: NATO mbetet shtylla e mbrojtjes së Evropës