Mes sulmeve ruse Blinken mbërrin në Kiev, çfarë “fshihet” pas vizitës

6 Shtator 2023 | 13:47

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, gjatë vizitës së tij në Kiev u takua me zyrtarë të lartë ukrainas. Ai u zotua se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin Kievin në kundërofensivën e saj që po vazhdon dhe “për çfarëdo që ka nevojë në terma afatgjatë”.

Vizita e paparalajmëruar e Blinkenit më 6 shtator nisi disa orë pasi kryeqyteti ukrainas u shënjestrua sërish nga raketat ruse.

Departamenti amerikan i Shtetit nuk ka lëshuar asnjë deklaratë lidhur me qëllimin e vizitës së Blinkenit, por kjo vizitë vjen disa ditë pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, shkarkoi ministrin e Mbrojtjes dhe disa zyrtarë të tjerë pas shqetësimeve për përfshirje në korrupsion për prokurimin e pajisjeve ushtarake.

Një zyrtar i paidentifikuar amerikan i tha Associated Press dhe CNN se vizita e Blinkenit ka për qëllim vlerësimin e kundërofensivës tremujore ukrainase dhe sinjalizon vazhdimin e mbështetjes amerikane për Kievin.

Zyrtarët thanë se Blinkeni po ashtu do të njoftojë për një pako të re të ndihmës, në vlerë prej 175 deri në 200 milionë dollarësh. Kjo ndihmë vjen një javë pasi Uashingtoni kishte njoftuar për një pako të ndihmës për Ukrainën.

Që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar, SHBA-ja i ka dërguar ndihmë ushtarake Ukrainës në vlerë prej mbi 43 miliardë dollarësh.

Blinken, që udhëtoi për në Kiev me tren, gjatë udhëtimit drejt Ukrainës u takua me kryeministrin danez, Mette Frederiksen, tha DASH-i. Zyrtari amerikan falënderoi Danimarkën për ofrimin e trajnimit të pilotëve ukrainas për avionët luftarakë F-16, duke premtuar se do t’i dhurojë Kievit këso lloj fluturakesh.

Pasi arriti në Kiev, Blinken vendosi kurora lulesh në një varrezë, duke nderuar ushtarët ukrainas të vrarë duke mbrojtur shtetin e tyre.

“Ne duam të sigurohemi se Ukraina ka atë që i duhet, jo vetëm për kundërofensivën, por edhe terma afatgjatë, në mënyrë që të ketë qëndrueshmëri”, citohet të ketë thënë Blinken për gazetarët.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shtetësia nga lindja në SHBA, ekspertët: Trump mund të “shpërfillë” vendimin e Gjykatës

Një nga nismat kryesore të Donald Trumpit në fillim të mandatit të tij të dytë ishte përpjekja për të ndryshuar interpretimin e Amendamentit të 14-të...
22:21 | 02/07/2026

Droni rus përplaset në pishinën e mbyllur në Zaporizhia, katër të plagosur (VIDEO)

Një video e kamerës së sigurisë ka kapur momentin kur një dron rus përplaset në çatinë e një pishine të mbyllur në Zaporizhia të enjten pasdite, ndërsa disa persona po notonin....
22:17 | 02/07/2026

Sulmi masiv rus mbi Kiev, shkatërrohet plotësisht depoja humanitare e Kryqit të Kuq ukrainas

Një sulm i madh rus gjatë natës së 2 korrikut ka goditur Kievin dhe zonat përreth, duke shkatërruar plotësisht një depo humanitare të Kryqit të...
22:09 | 02/07/2026