Dezerton piloti rus, rrëfen krimet në Ukrainë: Kisha rrogë të mirë, 2 banesa, por…

6 Shtator 2023 | 11:36

Helikopterët luftarakë rusë kanë luajtur një rol kyç në pushtimin e Ukrainës, sidomos përgjatë vijave të frontit. Por jo të gjithë pilotët kanë qenë dakord me atë që po bënin.

Njëri prej tyre, që dezertoi në Ukrainë duke fluturuar përtej kufirit ka parashtruar motivet e tij. Ai foli për gazetarët në Ukrainë.

Maksym Kuzminov, deklaroi: “Isha i vetëdijshëm për atë që po ndodhte. Vendosa se ky konflikt ishte një krim lufte, se nuk do të merrja pjesë në të. Në Rusi kam ende një avion, një rrogë të mirë, dy apartamente dhe shumë gjëra që do të më mbanin atje. Por tani nuk kanë më rëndësi. Kryesorja për mua është të mos marr pjesë në këto krime”.

Ndërkohë, fati i dy anëtarëve të tjerë të ekuipazhit të helikopterit mbetet i paqartë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mamdani: Hebrenjtë janë shënjestër e më shumë se gjysmës së krimeve të urrejtjes në Nju Jork

Hebrenjtë ishin viktima të 55 për qind të të gjitha krimeve të konfirmuara të urrejtjes në New York City në gjysmën e parë të vitit...
07:34 | 03/07/2026

Medvedev: Finlanda do të jetë ndër objektivat e armëve bërthamore ruse

Zëvendëspresidenti i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Dmitry Medvedev, tha sot se Finlanda, pas heqjes së ndalimit për vendosjen e armëve bërthamore në territorin e...
07:33 | 03/07/2026

Shtetësia nga lindja në SHBA, ekspertët: Trump mund të “shpërfillë” vendimin e Gjykatës

Një nga nismat kryesore të Donald Trumpit në fillim të mandatit të tij të dytë ishte përpjekja për të ndryshuar interpretimin e Amendamentit të 14-të...
22:21 | 02/07/2026