Mes varfërisë dhe sëmundjeve, familja Cora në Labinot kërkon një banesë
Familja Cora Labinot të Elbasanit, jeton mes varfërisë dhe sëmundjes, duke kërkuar vetëm një gjë të vetme: Një çati mbi kokë që t’i mbrojë nga shiu.
56-vjeçarja Fati Cora, e cila vuan nga nanizmi dhe probleme të shumta shëndetësore, prej një jete kujdeset për të ëmën e sëmurë në karrocë. Mes dhimbjes dhe pamundësisë, ajo apelon për ndihmë.
“Jam shumë e sëmurë, shumë e lodhme. Mami do shërbim unë si jap dot më, me shumë rri, sa i jap bukë e ushqej edhe rri. E sëmurë vetë, e sëmurë dhe mami, ajo ka taksiratin e vetë po nuk e ndihmoj dot më. Jeta ime ka shumë vështirësi, që kur kam lind kështu edhe kështu po vuaj. I kërkoj shtetit ndihmë që të bëj këto shtëpi. I lutem shumë të bëj vetëm këtë, të hudhë një soletë, mos më rrjedhë shiu brenda të paktën. Jam shumë e prekur se nuk kam pa një derë ta mbyll, një derë të mirë që kur kam lind që ta mbyll i derë që mos mërdhifi këmba. Edhe rrobat e mia nuk i baj dot me kam siklet”, u shpreh Fati Cora.
Si të mos mjaftonin sëmundjet, Fati tregon se i është hequr edhe pensioni, ndërsa e vetmja mbështetje është pagesa minimale e nënës së saj.
“Përveç të gjithë problemeve, më kanë heq edhe pensionin. Ça do ha unë gjithë vitin tani, e lekë dua edhe për ilaçe, jam pa ilaçe. Nuk i përballoj, dua 300 mijë lekë edhe për ilaçet e mamës edhe të mijat, mama s’mer lekë shumë 90 mijë lekë merr”, shton Fati.
Në të njëjtën dhimbje jeton edhe vëllai i saj, Xhevahiri, i cili përkujdeset për të dyja.
“Po vuaj shumë me nënën dhe me motrën. Nënën e kam të sëmurë me karrocë, ndërsa motra gjithë jetën 56 vjeç është vetëm vuajtje. Vetëm këtë shtëpi dua, asgjë tjetër. Mjafton mos të futet shiu brenda. I kam vu plasmas nënës te krevati, s’kam ç’të bëj”, tha Xhevahir Cora.
Familja Çora nuk kërkon luks, por vetëm një strehë të sigurt ku të jetojnë me dinjitet. Apeli i tyre është që të mos mbeten nën shi, në mes të skamjes dhe vuajtjes.
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi