Mesazhet e koduara, grupet kriminale përdorin aplikacione të pagjurmueshme
Zhvillimet teknologjike i kanë dhënë mundësi krimit të komunikojë në distancë i pa-shqetësuar se aktiviteti i tyre mund të zbulohet.
Bëhet fjalë për celularin BQ acquarius, ku sipas dosjes së anti-mafias italiane, disa prej anëtarëve të kësaj organizate e zotëronin.
“Mesazhet e koduara janë një formë komunikimi e koduar ku asnjë palë e 3-të nuk ka akses. Ka disa aplikacione”, u shpreh gazetari Brenton Bënja.
Në vitin 2020 disa vende europiane arritën të thyenin aplikacionet ENKRO CHAT dhe SKY ECC, të cilat përdoreshin masivisht nga organizatat kriminale, përfshirë dhe ato shqiptare. Dhjetëra persona u arrestuan në Holandë dhe Belgjikë.
“Krijimi i një aplikacioni të tillë ka kosto të larta mbi të gjitha për mirëmbajtjen e serverave. Shtetet përgjithësisht kanë akses në servera ndaj zhvilluesit e këtyre aplikacioneve gjejnë shtete ku janë mundësitë apo hapësirat ligjore për të ruajtur mesazhet”, u shpreh Bënja.
Hetimet për aplikacionin SKY ECC filluan në Belgjikë nga ku u zbulua se përdorej nga 170 mijë persona në mbarë botën. Bashkë me Enkro Chat ato kishin shërbyer për shkëmbimin e miliona mesazheve mes organizatave kriminale europiane me ato të Amerikës Latine apo Azisë.
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq