Mesazhet e Merkel, Besart Kadia: Konfirmoi se Shqipëria dhe RMV-ja janë gati për negociatat
Zëvendësministri i Financave, Besart Kadia tha në “Now” se lajmi i ditës së sotme është që vetë kancelarja e Gjermanisë pohoi se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë plotësuar kushtet dhe meritojnë hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.
Sipas tij, Angela Merkel dha një shpresë tjetër, kur deklaroi se vetoja e Bullgarisë është e përkohshme dhe kjo sipas tij shton më tej shpresat, që Tirana dhe Shkupi të ecin më shpejt drejt familjes europiane.
“Lajmi sot ishte ky: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë gati për t’i hapur negociatat. E thënë nga Merkel në Tiranë se Tirana dhe Shkupi janë gati të hapin negociatat me BE, për mua është lajm i mirë dhe ky është lajm i ditës. Dhe dha shpresën se çfarë ka ndodhur me Bullgarinë është e përkohshme. Lajmi i dytë që Merkel dha është se Serbia nuk mund të hyjë në BE nëse nuk ka zgjidhur problemet me Kosovën”, tha ai.
Z. Kadia u shpreh se sheh një optimizëm në Ballkanin Perëndimor edhe pas largimit të kancelares.
“Më duket si optimiste për të ardhëm. Periudha post-Merkel është një Ballkan në paqe”, shtoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
Alibeaj: Në protestë duhet të ishin dy arkivole, jo një! Nuk është simbol i zi, por fund politik
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun