Mesazhi Blinken për Kosovën: Dialogu i lehtësuar nga BE, i vetmi shteg i duhur
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u pyet gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Rama edhe për çështjen e Kosovës.
“Kur nisa të punoja në shtëpinë e Bardhë, rreth 30 vite më parë, sfida gjatë administratës së presidentit Klinton ishte rajoni i Ballkanit, në fillim Bosnjë-Hercegovina e më pas Kosova. Shumë prej nesh ka një histori që shkon thellë dhe gjatë në këtë çështje. Ne kemi një nocion që nuk mund të shkojmë pas, nuk mudn të kemi një përsëritje të asaj që njerëzit jetuan në vitet 1990.
Jemi të angazhuar të mbështesim të gjitha përpjekjet për të çuar përpara integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor me njëri-tjetrin dhe me Ballkanin Perëndimor, me njëri-tjetrin dhe me Evropën. Sa i takon Kosovës dhe Serbisë, dialogu i lehtësuar nga BE-ja është i duhuri dhe shtegu i vetëm i duhur.
Ne jemi të angazhuar të bëjmë gjithçka që duhet për të mbështetur të dyja vendet ndërsa kalojnë këtë shteg. Gjithashtu dua të përgëzoj rolin e Shqipërisë sepse ka qenë një forcë për stabilitet rajonal, integrim rajonal dhe progres rajonal. Ne e dimë se cila është alternativa, sepse e kemi parë, ndaj jemi të vendosur të mbështesim vendet e rajonit të kalojnë në shtegun e dialogut të lehtësuar nga BE-ja”,-tha Antony Blinken.
LEXONI GJITHASHTU:
- Blinken: Muajin e ardhshëm hapet baza ajrore e NATO-s në Kuçovë
- Reforma në drejtësi/ Rama falënderon Blinkenin: Ra miti i pandëshkueshmërisë
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 14:45 Reshje breshëri në Devoll, dëme në bujqësi (FOTO)
- 14:44 Kryeministri Burnham përuroi selinë e re qeveritare në Manchester, e emëron “Nr. 10 Veri”
- 14:36 Droni shkel hapësirën ajrore të Rumanisë, ngrihen avionët luftarakë
- 14:35 Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti
- 14:23 Gjermania emëron Jurgen Klopp trajnerin e ri të futbollit
- 14:11 Hodhën sende të forta dhe mjete piroteknike në drejtim të Policisë, procedohen 30 protestues. Arrestohen 2 të tjerë