Reforma në drejtësi/ Rama falënderon Blinkenin: Ra miti i pandëshkueshmërisë

15 Shkurt 2024 | 18:03

Kryeministri Edi Rama ka falenderuar gjatë konferencës së mbajtur këtë të enjte Sekretarin e Shtetit Antony Blinken për mbështetjen e SHBA në lidhje me reformën në drejtësi. Kryeministri Rama tha se nga kjo mbështetje është bërë e mundur që shqiptarëvetu kthehet besimi se të gjithë mund të jenë të barabartë para ligjit.

“Dua ta falënderoj publikisht Sekretarin e Shtetit, për mbështetjen e pazëvendësueshme për transformimin e Shqipërisë nga një vend që nuk ka patur kurrë drejtësi dhe ku kultura e pandëshkueshmërisë ishte standardi, që i bënte qytetarët të besonin se në Shqipëri asnjëherë nuk do ishte e mundur që ligji të ishte i barabartë për të gjithë dhe që askush të mos ishte mbi ligjin.

Na mundësuan që sot të shikojmë se edhe në Shqipëri, si në çdo vend ambiziocë është e mundur që njerëz në pushtet, të lidhur edhe me pushtetin ekzistues ekzekutiv, të thirren para ligjit për shkelje të tij. Kjo është diçka peshën e të cilës Shqipëria do mund ta konceptojë shumë vite më pas. Ne dimë që kur nisëm reformën në drejtësi dhe morëm mbështetjen nga aleatët tanë, të gjitha anketimet dhe pyetjet lidhur me këtë reformë gjenin një mbështetje masive.

Të majtë e të djathtë e mbështetën reformën në drejtësi. Ne këtu kemi probleme që të gjejmë konsensus edhe për të thënë se sa është ora, por pyetjes nëse ata që mbështesnin reformën në drejtësi e besonin që do shikonin njerëz me pushtet para drejtësisë shumica i përgjigjeshin me jo. Ja ku jemi sot, miti i të pushtetshmit mbi ligjin është rrëzuar”,-tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në fshatin Dërdushë të Bashkisë së Pogradecit, ku një tufë delesh është goditur nga rrufeja gjatë...
16:08 | 24/07/2026

Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kundërshtuar rikthimin në sistemin e drejtësisë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë që dhanë dorëheqjen në vitin 2022,...
15:55 | 24/07/2026

Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA

Një grup dypartiak ligjvënësish amerikanë po bën presion që sesioni vjetor i vitit 2027 i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) të zhvillohet...
15:52 | 24/07/2026