Mesazhi i Pashkës Katolike, imzot Dodaj: Shqipëria të mposhtë “dimrin” demografik
Në vigjilje të Pashkës Katolike, Arqipeshkvi Imzot Arjan Dodaj ka ndarë mesazhin dhe urimet e tij për gjithë besimtarët.
Në fokus të fjalës së tij ai vuri ringjalljen e shpresës për Shqipërinë.
“Shqipëria me ringjalljen e Krishtitn të ketë forcën për të mposhtur dimrin demografik, jo vetëm për të përballur emigrimin, por edhe numrin e ulët të lindjeve”, tha imzot Dodaj.
Duke vënë në dukje se Pashka është forca e dashurisë që jep shpresë për të gjithë, imzot Arjan Dodaj kërkoi më shumë mbështetje për të rinjtë.
“Vendi ynë të rifillojë nga familja, duke mbështetur të rinjtë që duan të krijojnë familje, nëpërmjet shpresës për një shtëpi, të një pune të paguar me dinjitet dhe për fëmijët që kanë të drejtën të vijnë në jetë dhe të vlerësohet merita në formimin e tyre arsimor, pavarësisht statusit social nga ku vijnë”, u shpreh ai.
Nën mesazhin e Pashkës, ai apeloi që të mos i përgjigjemi të keqes me të keqe, pasi në duelin midis jetës dhe vdekjes, jeta fiton me forcën e dashurisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane