244 vite SHBA, Yuri Kim: Qëndrojmë krah për krah me Shqipërinë
Në 244-vjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ambasadorja Yuri Kim deklaroi se SHBA do të vijoj të jetë krah Shqipërisë për ta bërë atë një aleat edhe më të fortë.
Nëpërmjet një video-mesazhi, diplomatja Kim tregoi rëndësinë që ka zbatimi i reformës në Drejtësi në Shqipëri, teksa kujton se në vitin 2016 u hodh hapi i parë drejt drejtësisë së re në vend.
“Në vitin 2016, kur Kuvendi miratoi njëzëri reformën në drejtësi, vendi hodhi hapat e parë drejt vendosjes të drejtësisë së re në Shqipëri për të çrrënjosur korrupsionin, për të ndjekur penalisht krimin e organizuar dhe për të vendosur me vendosmëri sundimin e ligjit. Ky është një proces që kërkon kohë dhe përpjekje për të sjellë rezultate! Por, si gjithmonë, SHBA do të vazhdojnë t’ju mbështesin!
Ambasadorja amerikane theksoi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara do të vijojnë të qëndrojnë në krah Shqipërisë edhe në rrugëtimin e saj drejt BE-së në miratimin dhe konsolidimin e reformave.
“Historia ka treguar që në momente vendimtare, SHBA dhe Shqipëria kanë zgjedhur të jenë pranë njëra-tjetrës. Ne vazhdojmë të qëndrojmë me ju sot, dhe do të qëndrojmë me ju nesër, si aleatë, të fortë, të lirë dhe të vendosur për të formuar një bashkim më të përsosur”, shprehet ambasadorja.
Mesazhet e urimit për ditën e themelimit të kombit më të fuqishëm të globit e bënë edhe liderët shqiptarë. Ilir Meta nëpërmjet një mesazhi drejtuar Presidentit Amerikan, Donald Trump i shprehu atij vendosmërinë e Shqipërisë për të qenë krah SHBA-ve në mënyrë që t’i shërbejmë interesit të përbashkët të të dy kombeve tanë miq.
Grupi të urimeve iu bashkua edhe kryedemokrati Basha dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ku nëpërmjet mesazheve të tyre vlerësuan miqësinë ndërmjet dy vendeve.
Lexoni gjithashtu:
244-vjetori i Pavarësisë së SHBA, Meta i shkruan Trump: Të vendosur për të qenë krah jush
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania