“Mesazhi për Gjykatën”, Hajdari: PD nuk është pronë private, vendos populli për të

3 Mars 2023 | 10:38

Ish-deputetja Rudina Hajdari ka pasur një mesazh për Gjykatën e Apelit e cila do të vendos sot se kujt do i kalojë vula e PD-së, Sali Berishës apo Enkelejd Alibeajt.

Në një deklaratë për mediat, ajo theksoi se PD nuk është pronë private dhe është populli ai që vendos se kush është në krye të saj.

“Dua të ju them se sot kam ardhur si një qytetare e thjesht dhe si një person që është e lidhur me PD. Im atë rrezikoi jetën për të formuar këtë parti dhe ja jetën për partinë  demokratike. Ajo që po ndodh këtu është e paprecedentë. Kryetari i opozitës zgjidhet nga populli e jo nga jo një gjykatë. Jemi në kushtet që po shkelen me këmbë parimet demokratike. Gjykata nuk mund të ja mohoj të drejtën anëtarëve të PD që me votën e tyre kanë zgjedhur rrugën e tyre. PD nuk mund të trajtohet si një pronë private. Nuk mund të vendoset nga një trup gjykuese nëse kjo pronë i përket Bashës apo Berishës, e vendos populli”- tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Euronews Albania zbardh propozimin e PS-së për Reformën Territoriale, ja sa bashki do të ketë

Sot është zhvilluar mbledhja e Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale në Kuvendin e Shqipërisë, ku, sipas burimeve, nuk është arritur dakordësi për rendin e...
17:03 | 15/07/2026

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026