Deklarata e avokatit: Po përgatitet dënim i ashpër për komandantët e UÇK
Avokati Tomë Gashi është shprehur se për ish-ushtarët e UÇK-së që ndodhen në paraburgimin e Hagës pritet një dënim i ashpër.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se po fillon një gjykim medial dhe që mund të ketë një kaos juridik ndërsa ka bërë thirrje që Gjykata duhet të ndërhyjë te Prokuroria Speciale.
“Po fillon një gjykim medial dhe ndoshta përgatitja e terrenit për diçka që mund të ndodh dhe mund të ishte tepër e rëndë për ish-zyrtarët e UÇK-së. Terreni po përgatitet që qytetarët e Kosovës verdiktin i cili po ndillet që mund të jetë kryesisht i zi. Nuk është një çështje normale. Do të duhej Gjykata të ja ndalojë Prokurorisë Speciale që të bëjë gjëra në të ardhmen sepse do të vazhdojnë me pretendime të tilla dhe të ketë një kaos juridik.”- tha ai.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi po mbahen në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.
Deri më tani, Gjykata ka refuzuar çdo kërkesë për mbrojtje në liri të ish-krerëve të UÇK-së.
LEXONI GJITHASHTU:
- Shtyhet seanca e ekstradimit për “spiunen ruse”
- Aksidenti në Greqi, Imanimidis: Do çmontojmë vagonat, viktimat mund të rriten
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe
Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion