Mesha e Krishtlindjes në Tiranë, Imzot Arjan Dodaj: Të kthehemi te vlerat morale
Në gjithë vendin, besimtarët katolikë kanë nisur kremtim e Krishtlindjeve. Në Tiranë mesha e ‘Vigjiljes së Krishtlindjes’ u mbajt në Katedralen e Shën Palit. Mesha nisi në orën 23:00 dhe u ndoq nga mijëra besimtarë.
Kreu i kryedioqezës Mitropolitane Tiranë-Durrës, Imzot Arjan Dodaj drejtoi meshën për besimtarët katolikë. Ai përcolli mesazhin e tij për të gjithë besimtarët gjatë predikimit duke bërë thirrje për më shumë besim dhe humanizëm.
“Të kthemi të jeta e virtyteve dhe të vlerat më të mira morale. Kemi nevojë për fjalë shpesë për të inkurajuar të rinjtë që shpesh shohin vetëm largimin si të vetëm rrugë. Zoti u është pranë të gjithëve”, tha ndër të tjera Imzot Arjan Dodaj.
Lindja e Jezu Krishtit u kremtua me atmosferë festive e mesha në të gjitha qytetet e vendit.


Mijëra besimtarë kremtojnë Krishtlindjen në gjithë vendin
Mijëra besimtarë kanë kremtuar Krishtlindjen në Shkodër, Lezhë, Lushnje, Fier, Berat dhe qytete të tjera të vendit. Në të gjitha kishat e këtyre qyteteve është zhvilluar Mesha e Shenjtë, ku krerët fetarë kanë përcjellë mesazhe për më shumë paqe, dashuri dhe mirësi mes njerëzve.
Imzot Arjan Dodaj: Shoqëria ka nevojë për shpresë dhe vlera morale
Imzot Arjan Dodaj, në fjalën e tij në meshën e Shenjtë tha se shoqëria shqiptare ka nevojë të rikthehet të vlerat e larta morale dhe tu jap shpresë të rinjëve.
“Të kthemi të jeta e virtyteve dhe të vlerat më të mira morale. Kemi nevojë për fjalë shpesë për të inkurajuar të rinjtë që shpesh shohin vetëm largimin si të vetëm rrugë. Zoti u është pranë të gjithëve”, tha ndër të tjera. Imzot Arjan Dodaj.
Qytetarë ndjekin meshën në Tiranë
Qytetarë të shumtë ndodhen sot në katedralen Shën Pali në Tiranë, për të ndjekur meshën e Shenjtë të Lindjes së Krishtit. Për shkak të numrit të madh të pjesëmarrësve, një pjesë e tyre po e ndjekin meshën në oborrin e Katedrales.
Dëshmia e të mbijetuarës amerikane nga aksidenti tragjik në autostradë: Brenda pak sekondash u gjendëm të përmbysur
“Fëmija u rikthye në jetë”, policia saktëson të dhënat për aksidentin e furgonit: Viktimë mbeti vetëm shoferi, 7 të plagosur rëndë
Metani në Kuvend: Janë trajtuar 1,635 ankesa gjatë vitit 2025, sfidë mbeten vonesat në drejtësi
- 18:23 Dëshmia e të mbijetuarës amerikane nga aksidenti tragjik në autostradë: Brenda pak sekondash u gjendëm të përmbysur
- 18:08 “Fëmija u rikthye në jetë”, policia saktëson të dhënat për aksidentin e furgonit: Viktimë mbeti vetëm shoferi, 7 të plagosur rëndë
- 17:47 Ministri Malaj njofton ndryshimet në buxhet, indeksimi i pensioneve nis më 1 korrik
- 17:43 Metani në Kuvend: Janë trajtuar 1,635 ankesa gjatë vitit 2025, sfidë mbeten vonesat në drejtësi
- 17:13 Lirohen disa nga të arrestuarit në protestën para Kuvendit, mes tyre edhe Dritan Goxhaj
- 17:07 Qeveria miraton “bonusin e verës” për pensionistët, sa do të jetë shuma që do të përfitojnë