Mësim online pa afat, Migen Qiraxhi: Qeveria mbylli tempujt e dijes, por ka lënë hapur restorantet dhe palestrat
Migen Qiraxhi nga Qëndresa Qytetare ka deklaruar për Euronews Albania se zhvillimi i mësimit online për një kohë të pacaktuar ishte një vendim që pritej nga studentët.
Z. Qiraxhi theksoi se studentët janë të irrituar, pasi qeveria ka mbyllur universitete, por ka lënë hapur restorantet, baret apo palestrat.
“Në fakt nuk ishte aq serozie sa herën e kaluar. Në një farë mënyrë e ne kishim vënë alarmin që kjo pritej. Ne prisnim që numri do të shtohej, pavarësisht vendimit të Komitetit të Ekspertëve. Ajo që është habi është sesi shkollat nuk janë vatra, ndërkohë që universitetet pretendohet se do të kthehen në vatra.
Ne nuk jemi në asnjë rast që të rrezikojmë jetën e pedagogëve apo shëndetin publik. Është e pakuptueshme të bërit fiskulturë nëpër palestra është e lejueshme, por për të lexuar nëpër biblioteka është e ndaluar. Të kënaqurit barkun në restorant apo bare është e lejuar por tempujt e dijes mbahen mbyllur si të rrezikshme për pandeminë COVID-19. Kjo është ajo që irriton studentët”, u shpreh ai.
Më tej z. Qiraxhi theksoi se do të nisë edhe një monitorim sa i përket efektshmërisë së mësimit online.
“Ne së shpejti do të nisim edhe një monitorim. Ka shumë vërejtje si nga pedagogët dhe nga nxënësit për mësimin online”, u shpreh ai.
Sipas tij qeveria po harxhon shumë para për sigurinë në universitete sesa për kërkime shkencore.
“Ne kemi monitoruar 6 universitete, janë universitetet publike më të mëdha në vend. Raporti midis sigurisë së godinave dhe ajo që kryet në godinë është dramatike. Duhet të themi që këto universitete kanë shpenzuar 1.7 mln euro për një vit kalendarik, ishte viti që lamë pas. Ajo që shohim brenda universiteteve është se kanë harxhuar vetëm 38 mijë euro për kërkime shkencore”, u shpreh ai.
Lexoni gjithashtu:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve