Messi i prekur në lot: Nuk mendoj se do luaj në Kupën e Botës (VIDEO)
Ylli i fubollit botëror, Lionel Messi është shfaqur i përlotur mbrëmjen e djeshme, në atë që mund të jetë ndeshja e fundit që ai luajti përpara tifozëve të kombëtares. Në ndeshjen përballë Venezuelës, ylli argjentinas arriti që të shënonte dy gola, në fitoren 3-0 që arriti të bëntë kombëtarja e tij.
Publiku i kishte organizuar Messit një pritje madhështore, ndërsa kapiteni u shpreh skeptik nëse do të ishte pjesë e ekipit në Kupën e Botës, duke marrë parasysh moshën e tij dhe gjendjen fizike. 38-vjeçari u adhurua nga publiku dhe shokët e tij të ekipit, ndërsa më vonë zbuloi se ishte i pasigurt nëse do të jetë “i pranishëm” në Kupën e Botës verën e ardhshme.
Messi can’t hold back the tears.
Messi loves Argentina.
Messi loves football.
pic.twitter.com/cbzWx3mBwI— TheScreenshotLad (@thescreenlad) September 4, 2025
“Siç e thashë edhe më parë për Kupën e Botës, nuk mendoj se do të luaj përsëri… Në moshën time, ndoshta do të jetë e vështirë. Megjithatë, po i afrohemi Kupës së Botës dhe jam i emocionuar dhe i motivuar ta përjetoj atë. Siç them gjithmonë, po e marr ditë pas dite, ndeshje pas ndeshjeje. Kështu është, varësisht se si ndihem.
Mundohem të ndihem mirë çdo ditë dhe, mbi të gjitha, të jem i sinqertë me veten time. Kur jam mirë, e shijoj, por kur nuk jam, sinqerisht, nuk kaloj mirë. Kjo është arsyeja pse preferoj të mos jem atje nëse nuk ndihem mirë. Kështu që do ta shohim. Nuk kam vendosur ende për Kupën e Botës”, u shpreh Messi përpara gazetarëve.
Atmosfera në “Monumental” ishte e pabesueshme, me publikun që ngrinte banderola dhe brohoriste slogane për lojtarin e tyre më të dashur, një simbol kombëtar që e kanë dashur më shumë se çdo tjetër në vitet e fundit. Vetë Messi nuk mundi ta fshihte emocionin e tij as gjatë nxehmjes, ndërsa gjatë momentit të himnit mbante pranë 3 fëmijët e tij.
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
- 21:46 Fitimet e bankave ranë me 13% në maj, por kreditimi dhe depozitat vijuan rritjen
- 21:40 Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët