Messi lojtari më i miri për vitin 2022, Scaloni mposht Ancelottin dhe Guardiolën
Lionel Messi është kurorëzuar si futbollisti më i mirë për vitin 2022. Ceremonia për ndarjen e çmimeve “The Best” u zhvillua në Paris në edicionin e 7-të të organizuar nga FIFA, për të vlerësuar më të mirët e vitit që lamë pas.
Asnjë emër surprizë nuk pati gjatë ceremonisë, teksa Lionel Messi u zgjodh lojtari më i mirë duke lënë pas Kylian Mbappe dhe Karim Benzema.
Argjentinasi i cili u shpall kampion bote kishte vlerësimin maksimal nga votuesit. Ndërkohë sa i përket trajnerit më të mirë, në garë ishin 3 emra, Ancelotti, Guardiola dhe Lionel Scaloni. Ky i fundit triumfoi, ndaj dy emrave të mëdhenj të trajningut botëror.
Skuadra e Argjentinës ishte ajo më e vlerësuara, teksa edhe portieri më i mirë për vitin që lamë pas ishte Emiliano Martinez, i cili mbrojti portën e albiçelestëve në Kupën e Botës.
Ndërkohë sa i përket formacionit më të mirë të vitit, porta i besohet Courtois, në mbrojtje Cancelo, Hakimi dhe Van Dijk, në mesfushë Casemiro, Modric, De Bruyne, ndërkohë në sulm Messi, Benzema, Haaland dhe Mbappe.
LEXONI GJITHASHTU
“Fitore e rëndësishme”, flet “heroi” i Egnatias, Gruda: Golin ia dedikoj familjes
Xhaferi optimist për kualifikimin e Vllaznisë në Letoni, shmang komentet për Grudën
“Mbrojtësi më i mirë në Shqipëri”, Deliallisi: Vllaznia, goditje të madhe me Jazxhi
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë