Mësuesi që punon si vrojtues plazhi shpëton jetë prej 6 vitesh
Është mësues historie në profesionin e tij të parë, por gjatë muajve të verës punon si vrojtues plazhi.
Për 6 vite Luçjano Marku na tregon se ka shpëtuar dhjetëra jetë njerëzish, që rrezikonin mbytjen.
“Fillimet e mija si vrojtues plazhi ka qenë dëshira dhe pasioni mbi detin dhe mbi këtë profesion të ri. Për gjashtë vite si vrojtues plazhi kemi rreth 40 raste që kemi ndërhyrje të drejtpërdrejta për të shpëtuat jetë në ujë, kemi pasur nga rastet më të thjeshta deri në të ndërlikuara që jemi detyruar të japim reanimimin radiopulmonar,” – u shpreh ai.
Të shpëtosh njerëzit në det për Luçjanon është ndër kënaqësitë më të mëdha të jetës.
Për shkak të vështirësisë, sidomos kur deti është i trazuar, 30-vjeçari ka rrezikuar edhe jetën.
“Të shpëtosh jetë njerëzish është diçka e veçantë, por edhe e vështirë sepse deti është i rrezikshëm. Në vitin 2018 diku në thellësi të madhe dy motra u rrëzuan nga varka dhe u desh të ndërhyja, ishte totalisht e pamundur që të transportoje dy veta, por arrita ti sillja dhe dola me gjendje të rënduar shëndetësore. Vajzat të dyja jetojnë sot. Vetë pata ca probleme shëndetësore, ishte shumë e lodhshme,” – tregoi Luçjano.
Një vrojtues plazhi qëndron në kabinë nga ora 9 deri në orën 5 pasdite. Në bregdetet me vrojtues plazhi ka të vendosura edhe sinjalistika që tregojnë se deri ku lejohet të notohet. Në çdo 80 metër vijë lineare duhet të ketë një vrojtues plazhi.
Paga e një vrojtuesi arrin deri në 1 milion lekë në muaj. Në gjithë vendin ka 1200 vrojtues plazhi. Numër ky i pamjaftueshëm për të siguruar jetën e pushuesve nga veriu në jug.
LEXONI GJITHASHTU:
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet