Mësuesja ngre alarmin për drogën në formë çamçakëzi: Nxënësit po përgjumen
Një mësuese në një shkollë 9-vjeçare në Tiranë ka lajmëruar prindërit e nxënësve të një klase, pasi është identifikuar një substancë që ka formën e një çamçakëzi dhe që përdorej nga disa nxënës.
Mësuesja ka konstatuar se nga përdorimi i këtij “çamçakëzi” fëmijët pësojnë një gjendje përgjumjeje dhe është e dëmshme.
Pas denoncimit në rrjete sociale nga gazetari Mentor Kikia, Policia ka nisur menjëherë verifikimet se për çfarë bëhet fjalë.
Gazetarja e Euronews Albania, Sara Demushi bëri me dije se mësuesja e një shkolle 9-vjeçare në Yzberisht ka lajmëruar prindërit e klasës së vet përmes grupit të whatsapit.
“Të nderuar prindër, po ndaj me ju një problem të evidentuar nëpër shkolla. kjo është një lloj droge që po qarkullon si çamçakëz por ka pasoja, jep gjendje gjumi me sytë hapur. Duhet të jemi të gjithë vigjilent të ndihmojmë njëri tjetrin për shëndetin e fëmijëve”, shkruan mësuesja.
LEXONI GJITHASHTU:
Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës
Policia shpëton dy turiste holandeze të bllokuara në Shpellën e Pëllumbasit (VIDEO)
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës
- 21:13 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920
- 20:50 Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit
- 20:47 Trump kërcënon me tarifa 100% ndaj vendeve që taksojnë kompanitë amerikane