Varësia nga droga drejt epidemisë, duhen 12 muaj “izolim” për t’u shkëputur

14 Qershor 2024 | 16:27

Shumë të rinj, kërkojnë të shkëputen nga varësia e krijuar prej lëndëve narkotike. Qendra  e Rehabilitimit “Teen Challenge” është një nga portat që ju ofron atyre mundësinë e një jete të re, larg drogës. Orges Hysenaj, drejtor i kësaj qendre, me shqetësim shprehet se varësia po shkon drejt një epidemie, ndërsa të prekur janë të rinjtë.

“Varësia sot, nëse në Amerikë konsiderohet në formën e epidemisë, në Shqipëri nuk jemi larg saj. Të gjithë individët që kemi kontaktuar apo kanë hyrë në programin tonë ne kemi parë që ata e kanë filluar konsumimin e lëndëve narkotike herët , që 12 apo 13 vjeç, por në programin tonë  ata trokasin diku pas të 20 e ca deri në 35 vjeç, por ne kemi në program që 18 vjeç apo individë që janë 54 vjeç”, thotë Hysenaj.

E ndërtuar në periferi të Tiranës, qendra “Teen Challenge” ofron shërbim me shtretër. Terapia zgjat një vit, brenda të cilit ata mësojnë të jetojnë pa drogë, duhan dhe alkool.

“12 muaj, ndonjëherë janë pak, po ndonjëherë janë mjaft për çdo individ. Janë shumë kur një individ është mësuar me një lloj rutine të vijë dhe të mbyllet. Qendra jonë nuk është burg, prandaj është më e vështirë për të qëndruar, dera jonë është e hapur dhe individët qëndrojmë me dëshirë dhe pse nuk konsumojnë me cigaren në qendrën tonë”, shprehet ai.

Jo të gjithë ja dalin ti shkojnë terapisë deri në fund, por të gjithë kanë nevojë për suportin e familjes.

“Individë që kanë hyrë dhe e kanë provuar, po edhe 3 ditë edhe 5 ditë, edhe një javë mund të qëndrojë pa drogën pa alkoolin, pa duhanin, kur familja beson që bashkë mund t’ia dalim, ne kemi parë sukses, kemi parë shumë raste, shumë individë të cilët kanë hyrë dhe kanë dalë, individë që janë rikthyer”, tregon Hyseni

Qendra “Teen Challenge” ndihmon të rinjtë që të shkëputen nga të gjitha llojet e varësive. Përgjatë 10 viteve të funksionimit të saj, ka trajtuar rreth 200 persona të varur nga droga.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar

Një ngjarje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Babrru, në territorin e Komisariatit të Policisë Kamëz. Sipas informacionit paraprak, rreth orës...
21:30 | 26/06/2026

Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën marshimin e natës në rrugët e kryeqytetit, me pankarta kundër qeverisë...
21:23 | 26/06/2026

Policia shpëton dy turiste holandeze të bllokuara në Shpellën e Pëllumbasit (VIDEO)

Dy turiste nga Holanda janë shpëtuar nga shërbimet e Policisë së Shtetit, pasi mbetën të bllokuara në zonën e Shpellës së Pëllumbasit, në fshatin Pëllumbas,...
20:31 | 26/06/2026