Ministrja Koçiu takon drejtorin e EMCDDA: Folëm për shkëputjen e varësisë nga droga

4 Qershor 2024 | 18:42

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me drejtorin e EMCDDA, z. Alexis Goosdeel.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Koçiu ka thënë se gjatë këtij takimi u diskutua lidhur me fushat e bashkëpunimit sa i takon hapave që Shqipëria duhet të bëjë në lidhje me programet e shkëputjes nga varësia e personave përdorues të drogave, sfidave të trajtimit të tyre dhe përfshirjes në programet e reduktimit të dëmit nga droga.

Po ashtu sipas Koçiut, gjatë takimit u diskutua lidhur me angazhimin e MSHMS për përshpejtimin e hapave drejt përafrimit të legjislacionit me vendet e BE dhe ngritjen e një sistemi të paralajmërimit të hershëm, si pjesë e netëorkut europian.

Njoftimi i Koçiut:

Kënaqësi të prisja ditën e sotme drejtorin e EMCDDA, z. Alexis Goosdeel, me të cilin biseduam lidhur me fushat tona të bashkëpunimit sa i takon hapave që Shqipëria 🇦🇱 duhet të bëjë në lidhje me programet e shkëputjes nga varësia e numrit të personave përdorues të drogave, sfidave të trajtimit të tyre dhe përfshirjes në programet e reduktimit të dëmit nga droga.

Gjatë takimit theksova angazhimin e MSHMS për përshpejtimin e hapave drejt përafrimit të legjislacionit me vëndet e BE dhe ngritjen e një sistemi të paralajmërimit të hershëm, si pjesë e netëorkut europian 🇪🇺🤝🇦🇱

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar

Një ngjarje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Babrru, në territorin e Komisariatit të Policisë Kamëz. Sipas informacionit paraprak, rreth orës...
21:30 | 26/06/2026

Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën marshimin e natës në rrugët e kryeqytetit, me pankarta kundër qeverisë...
21:23 | 26/06/2026

Policia shpëton dy turiste holandeze të bllokuara në Shpellën e Pëllumbasit (VIDEO)

Dy turiste nga Holanda janë shpëtuar nga shërbimet e Policisë së Shtetit, pasi mbetën të bllokuara në zonën e Shpellës së Pëllumbasit, në fshatin Pëllumbas,...
20:31 | 26/06/2026