Mësuesja që kultivon artin tek fëmijët, Alketa Nikolla shpallet Arsimtarja e Vitit

7 Mars 2024 | 17:37

“Të them të drejtën është shumë e lodhshme, shumë e lodhshme. Por kur ke një pasion, një dëshirë të madhe, ajo lodhja nuk llogaritet fare”.

Në kohët moderne, ky është “himni” i çdo mësuesi.

E sot, në ditën kur i madh e i vogël i ka sytë drejt tyre, këto janë fjalët e para që i vijnë ndërmend Alketa Nikollës, kur pyetet për punën e saj.

Ajo prej më shumë se 20 vitesh ia ka dedikuar jetën e saj kultivimit të artit tek fëmijët, pasi mëson violinën në shkollën e muzikës në Durrës.

“Ne po mundohemi shumë, po lodhemi shumë, që si e si të bëjmë brezin të mësojë më shumë, të marrë dije më shumë. Nuk po themi që të bëhen violinistë e të dalin nesër violinistë, jo. Në fund të fundit, të mësosh një vegël muzikore nuk është gjë e gabuar, është një gjë e shtuar në kulturën e një nxënësi”, thotë mësuesja.

Si një shpërblim për punën shumëvjeçare, ajo u vlerësua në ceremoninë e fundvitit nga Ministria e Arsimit me çmimin “Mësues Promotor i Talenteve 2023”.

“Duke parë që kemi mësues më të vjetër në moshë, që kanë më tepër vite eksperiencë pune, është fiks ajo shprehja ‘rrufe në qiell të hapur’, mua kështu më ndodhi. Shumë surprizë e madhe. Megjithatë, them që puna që bëhet në shumë vite, vjen një ditë që do shpërblehet”, shprehet ajo.

Dëshmitare e sistemit në dy kohë të ndryshme, që nga monizmi deri në demokraci, Nikolla thotë se ende edhe sot në shkolla mungojnë shumë gjëra.

“Unë e shikoj në vijueshmëri të shumë viteve dhe duke parë në çfarë periudhe jetojmë, sa përpara ka ecur bota dhe të mendojmë, se nxënësi nuk ka një piano të studiojë në shtëpi? Domethënë, çdo gjë ka atë koston e vet dhe ne kërkojmë, kërkojmë, por ndonjëherë duhet t’i shtrijmë këmbët sa kemi jorganin, nuk duhet të kërkojmë vetëm nga nxënësi”, thotë mëuesja.

Pavarësisht këtyre mungesave, në ditën kur ajo feston me kolegët e saj ditën dedikuar mësuesit, ajo është shpresëplotë, se ditë më të mira do të vijnë përpara edhe për arsimin në vend.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Cërrik (VIDEO) 

Temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin kanë bërë që Shërbimi Zjarrfikës i Cërrikut të ndërmarrë një nismë për freskimin e qytetit. Përmes mjeteve zjarrfikëse,...
14:35 | 22/07/2026

Vijojnë monitorimet rrugore, 4,255 gjoba përgjatë 24 orëve të fundit! 8 të arrestuar

Policia Rrugore ka vijuar kontrollet në të gjitha akset rrugore të vendit me fokus parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore. Sipas njoftimit të...
14:23 | 22/07/2026

Vendimet e qeverisë, Lamallari: U miratua paketa e mbështetjes për familjet e policëve të rënë në detyrë dhe të plagosurit

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi dhe ministri Brendshëm, Besfort Lamallari kanë zbuluar këtë të mërkurë vendimet që u morën në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Nufi gjatë...
14:18 | 22/07/2026