Meta akuza Ramës: Kush fiton me poshtërsi, nuk qeveris dot me drejtësi

9 Dhjetor 2020 | 09:16

Presidenti Ilir Meta nuk i ka kursyer akuzat për qeverinë Rama.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, kreu i shtetit shkruan se Edi Rama nuk mund të qeverisë me drejtësi, pasi sipas tij ka marrë pushtetin me poshtërsi.

“Kush fiton me poshtërsi, nuk qeveris dot me drejtësi”, shkruan Meta, teksa ka publikuar edhe një foto të tij.

Pak ditë më parë, presidenti akuzoi qeverinë se nuk po menaxhon siç duhet situatën e pandemisë. 

Ai i kërkoi qeverisë një organizim më të fortë në mënyrë që pacinetët të mos marrin shërbim në ambulanca, duke mobilizuar e organizuar të gjitha resurset njerëzore në këtë kohë pandemie. 

Lexoni gjithashtu:

Presidenti i shqetësuar për përshkallëzimin e pandemisë: Duhet organizim më i fortë nga qeveria

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026