Meta akuzon Autoritetin e Dosjeve për 6 vepra penale

1 Shtator 2022 | 14:38

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kallëzuar Autoritetin e Dosjeve. Ai ka sqaruar më herët se kallëzimi është bërë për shkeljet e rënda dhe të qëllimshme që i ka bërë ky institucion, ligjit organik për dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Sot, në një deklaratë për mediat, Meta renditi 6 vepra penale, që sipas tij ka kryer Autoriteti i Dosjeve.

  1. Shpërdorim detyre
  2. Falsifikim i dokumenteve shtetërorë
  3. Falsifikim kompjuterik
  4. Falsifikim vulave, stampave ose formularëve
  5. Përhapja e informatave të rreme që përhapin panik
  6. Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete

Sipas Metës, të gjitha veprat penale të listuara më sipër janë kryer në bashkëpunim.

“Autoriteti i Dosjeve ka shkelur ligjin për llogari të kryeministrit Edi Rama,” – tha kreu i Partisë së Lirisë, i cili theksoi gjithashtu se institucioni ka prodhuar gjeneralitete të rreme.

Për Metën, Autoriteti i Dosjeve ka nxjerrë konkluzione shteruese pa kryer kurrfarë hetimi objektiv duke marrë 7 vendime në 24 orë, kur me procedurë normale do të duheshin 6 muaj.

Ish-presidenti Ilir Meta është politikani i lartë me inicialet I.M që prentendohet se figuron në dosjet e Sigurimit të Shtetit.

Autoriteti i Dosjeve e përmend atë me emër dhe mbiemër në dokumentin që i drejtoi Kuvendit ku i kërkon gjithashtu të ndryshojë ligjin, pasi sipas tij nuk mund të verifikohen figurat politike të verifikuara një herë nga komisioni Mezini e Bezhani.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjenerali Eric Wendt konfirmohet si Ambasador i SHBA-së në Shqipëri

Ambasadori Eric Wendt është konfirmuar nga Senati i SHBA-së me 51 vota pro dhe 47 kundër, duke marrë miratimin përfundimtar për detyrën e tij diplomatike....
09:11 | 17/06/2026

SPAK godet grupin e fuqishëm të kokainës, Karamuço jep detaje se ku investoheshin paratë në Shqipëri

Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço, i ftuar këtë të martë në Now me Erla Mëhillin, foli në lidhje me operacionin e SPAK-ut, i zhvilluar po...
21:39 | 16/06/2026

Karamuço zbulon se ku kanë shkuar 50 ton kokainë dhe çmimin e saj në treg

Profesori dhe eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me...
21:36 | 16/06/2026