SPAK godet grupin e fuqishëm të kokainës, Karamuço jep detaje se ku investoheshin paratë në Shqipëri

16 Qershor 2026 | 21:39

Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço, i ftuar këtë të martë në Now me Erla Mëhillin, foli në lidhje me operacionin e SPAK-ut, i zhvilluar po këtë të martë, ku u sekuestruan pasuri me vlerë 150 milionë euro, u evidentuan 50 ton kokainë dhe u lëshuan 10 masa arresti.

Sipas Karamuços, një pjesë e konsiderueshme e parave të përfituara nga ky aktivitet kriminal nuk mbërrijnë drejtpërdrejt në Shqipëri, por investohen në sektorë të ndryshëm duke përfituar nga mangësitë në identifikimin e origjinës së tyre. Ai theksoi se një nga sfidat kryesore mbetet verifikimi i burimit të të ardhurave në rastet e investimeve të mëdha, veçanërisht në sektorin e ndërtimit.

“Pra e gjithë kjo para nuk është se mbërrin këtu. Këtu mbërrin për shkak se ne kemi ende probleme me identifikimin që në fillim të parave, mënyrës se si pastaj investohen, leja e ndërtimit, burimi i të ardhurave, këtë e kemi ende dhe prandaj dhe kodi penal është kërkuar me insistim pasurimi i paligjshëm që të jetë vepër penale.

Pra mos presim ne të na thotë Holanda, shikoni se keni një grup aty që ka pastruar që në 2020-ën lekët, paratë e tyre. Por ne që në momentin që shikojmë vetë që ky po ndërton, menjëherë shkojmë dhe i themi ku i ke paratë, më jep faturat, ku e ke burimin e të ardhurave. Pra që aty ti e parandalon dhe e bën një klimë jo inkurajuese për këta për të ardhur dhe për të investuar më.

Është vonuar pak ky Kod Penal që mund të zgjidhte një pjesë të këtyre problemeve. Por tani ne jemi në një fakt të kryer që ka ndodhur vërtet. Ata dy emrat që janë drejtuesit, ata gjithmonë kanë qenë jashtë, asnjëherë s’kanë qenë në Shqipëri.

50 ton nuk janë 150 milionë euro, janë shumë më tepër, po janë jashtëzakonisht shumë më tepër. Pra këto janë kapur çfarë dalin nga regjistrat hipotekorë të kadastrës, pra që mund të ketë një emër, një familjar, një gjë e tjerë e tjerë. Dhe është faza e parë. Pra ti i bën sekuestron dhe pastaj i shikon, ti ke dyshimet aktualisht për këtë, pra ende s’ke një provë të rëndësishme. Ore me çfarë parash e ke bërë këtë? Se na ka ndodhur raste të tjera që i kemi bllokuar fillimisht dhe ai ka thënë unë jam biznesmen që nga ’90-ta për këtë histori. Atëherë çfarë?

Pra ky është momenti më i rëndësishëm i SPAK-ut me gjithë këtë punë galopante dhe shumë të mirë që po bën, që arriti të dallojë kush është nga burimet kriminale që është investuar dhe kush është nga burime të ligjshme, burime të tjera. Prandaj përzgjidhen biznesmenët, se është shumë e vështirë ta ndash kur fillon burimi i paligjshëm dhe ku është burimi që ti ke ndër vite, që ashtu je shfaqur vërtet në regjistrat publikë që je i tillë dhe ke investuar me kalimin e kohës, zëra tregtarë e tjerë e tjerë. Pra kjo është gjëja, sfida që ne kemi si institucion”, u shpreh ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço bëri të ditur se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u ka dhuruar...
22:26 | 08/07/2026

Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në një dalje për mediet këtë të mërkurë, u shpreh se vendimi i qeverisë për të përdorur 4.2 milionë...
22:15 | 08/07/2026

Dita e 39-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 39-të. Tashmë ka nisur marshimi drejt rrugëve të Tiranës. Si çdo...
21:30 | 08/07/2026