Meta ashpërson tonet: Këtu më keni me kallash, qëlloj mirë, nuk më dridhet dora
Presidsenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, zhvilloi mëngjesin e kësaj të shtune një takim me banorë të Roskovecit të cilët kundërshtojnë ndërtimin e TEC-it në zonë.
Meta u shfaq me një gjuhë të ashpër në mbështetje të banorëve të zonës, ku tha ndërtimi i TEC-it ka qëllim shkatërrimin e bujqësisë dhe largimin e qyttearëve.
Teksa me vare prishi një nga piketat e vendosura për ndërtimin e TEC-it, kreu i PL i tha se edhe armët duhen marrë për të mbrojtur fëmijët nga ata që lobojnë për prindin 1 dhe prindin 2.
“Qëllimi është shkatërrimi i bujqësisë dhe blegtorisë, largimi juaj prej këtu, që Shqipëria të kthehet në një gropë të madhe termocentralesh kriminale e inceneratorësh që të vjedhin pafund. Qëndresë heroike, edhe këto piketat që kanë vendosur këtu, ku është vareja, merrni çdo mjet kundër këtyre maskarenjve, kundër këtyre pushtuesve.
Edhe armët duhen marrë për të mbrojtur këta kalamaj, mua këtu më keni me kallash në dorë, di të qëlloj mirë, nuk më dridhet dora. Edhe njerëzit kudo ku i keni jashtë, mobilizojini”, tha Ilir Meta.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit