Meta: Dënoj deklaratat e Ramës dhe paralelizmat me Donbasin

28 Shtator 2023 | 16:23

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dënuar deklaratën e kryeministrit Rama dhe “paralelizmat që ai bën për Veriun e Kosovës me situatën në Donbas”.

Përmes një postimi në faqen e vet në Facebook, Meta shprehet se kërkesa e Ramës për vendosjen e Veriut të Kosovës nën kontrollin e KFOR-it është “thjesht përsëritje e mesazheve dhe tezave të Vuçiçit, për ta konsideruar Veriun e Kosovës një konflikt të ngrirë”.

“Ne mbështesim plotësisht autoritetet kushtetuese të Republikës së Kosovës, të cilat po ushtrojnë të drejtat e tyre në ruajtje të rendit publik, territorit dhe sovranitetit të vendit. Kërkesa e Ramës për vendosjen e Veriut të Kosovës nën kontrollin e KFOR-it është thjesht përsëritje e mesazheve dhe tezave të Vuçiçit, për ta konsideruar Veriun e Kosovës një konflikt të ngrirë, duke i bërë shërbim projektit Serb të ndarjes së Kosovës, ndërkohë që Republika e Kosovës është sot një shtet i pavarur, demokratik, multietnik, i njohur në arenën ndërkombëtare. Kryeministri i Shqipërisë duhet të heqë dorë njëherë e përgjithmonë nga ndërhyrja në punët e brendshme të Kosovës.

Detyra e tij kushtetuese dhe përgjegjësia e tij është që të dënonte rreptë agresorët dhe provokuesit serbë dhe t’i kërkonte Serbisë njohjen e Kosovës, si dhe nënshkrimin dhe zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit”, shprehet Meta.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U arrestua në Borsh, GJKKO lë në fuqi masën e arrestit me burg për Moisi Habilajn

Gjykata e Posaçme ka konfirmuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Moisi Habilajn, i cili u arrestua nga policia në bregdetin e Borshit më...
13:31 | 16/06/2026

Miliona tifozë në Kupën e Botës 2026, rritet mbikëqyrja për sëmundjet infektive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë

Kupa e Botës për meshkuj 2026, që zhvillohet në Kanada, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po pret rreth gjashtë milionë tifozë në të...
12:52 | 16/06/2026

Ministri i Drejtësisë flet në Këshillin e Europës: Krimi i organizuar luftohet duke ndjekur paratë

Duke folur nga Strasburgu, Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, theksoi se transformimi i informacionit financiar në hetime, ndjekje penale dhe konfiskim pasurish është prova reale...
12:15 | 16/06/2026