Ministri i Drejtësisë flet në Këshillin e Europës: Krimi i organizuar luftohet duke ndjekur paratë

16 Qershor 2026 | 12:15

Duke folur nga Strasburgu, Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, theksoi se transformimi i informacionit financiar në hetime, ndjekje penale dhe konfiskim pasurish është prova reale e efektivitetit të shtetit të së drejtës.

Gogu, mori pjesë në Takimin Joformal të Ministrave të Drejtësisë të Këshillit të Europës, në panelin kushtuar rolit të informacionit financiar në luftën kundër pastrimit të parave dhe krimit financiar.

Në ndërhyrjen e tij, ai theksoi se sfida kryesore për shtetet europiane nuk është më vetëm mbledhja e informacionit financiar, por transformimi i tij në hetime, procedime penale, konfiskime dhe rikuperim pasurish kriminale.

“Pyetja nuk është më nëse mund të mbledhim informacion financiar. Pyetja është nëse mund ta shndërrojmë atë në veprim gjyqësor përpara se fitimi kriminal të kthehet në pushtet kriminal”, u shpreh ministri.

Duke iu referuar progresit të Shqipërisë, ai nënvizoi se procedimet për pastrim parash të regjistruara nga SPAK janë më shumë se trefishuar gjatë viteve të fundit, ndërsa hetimet financiare kanë çuar në sekuestrimin dhe konfiskimin e aseteve me vlerë mbi 45 milionë euro, përfshirë edhe kripto-asete.

Ministri Gogu theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar, duke vënë në dukje se krimi financiar është një nga format më ndërkombëtare të kriminalitetit dhe kërkon institucione që bashkëpunojnë me të njëjtën shpejtësi me të cilën veprojnë rrjetet kriminale.

Takimi u zhvillua në kuadër të punës së Këshillit të Europës për forcimin e luftës kundër pastrimit të parave, financimit të terrorizmit dhe krimit të organizuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço bëri të ditur se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u ka dhuruar...
22:26 | 08/07/2026

Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në një dalje për mediet këtë të mërkurë, u shpreh se vendimi i qeverisë për të përdorur 4.2 milionë...
22:15 | 08/07/2026

Dita e 39-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 39-të. Tashmë ka nisur marshimi drejt rrugëve të Tiranës. Si çdo...
21:30 | 08/07/2026