Meta flet për marrëdhënien që ka sot me Berishën: S’ka problem që është “non grata”

Ilir Meta në "Now"
27 Shkurt 2023 | 22:01

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk e sheh si shqetësim apo problem, shpalljen “non grata” të kryedemokratit, Sali Berisha nga SHBA dhe Britania e Madhe.

Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Meta tha se shpallja “non grata” e Berishës është një vepër e kryeministrit Edi Rama.

Sipas Metës, ky vendim nuk e bën Berishën anti-amerikan.

“Për mua ky nuk është një shqetësim, për arsye sepse ju e dini që qëndrimi im, që kur është shpallur zoti Berisha “non grata”, ka qenë një qëndrim kundërshtues. E kam bërë të qartë që është një lojë e Edi Ramës dhe e përkrahësve të Edi Ramës.

Është një vendim që është marrë edhe prej tyre, që natyrisht është e drejta e tyre, por e kam të qartë që ky veprim është një histori McGonigal siç del qartë dhe do dalë më e qartë më mbrapa. Ky vendim nuk e bën Berishën anti-amerikan”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026