Meta i përgjigjet ashpër Ramës për akuzat në lidhje me protestën
Presidenti, Ilir Meta gjatë konferencës së përbashkët për mediat me kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka folur dhe për çështje të politikës së brendshme. Z. Meta iu përgjigj akuzave që kryeministri Edi Rama ka bërë në drejtim të tij duke e cilësuar nxitës të revoltës.
“Shqiptarët e dinë shumë mirë që nuk kanë në krye të shtetit një President tinëzar dhe as palaço, kanë një President që kur e thotë një fjalë e çon deri në fund. Kam bërë një manifestim model dhe i kam bërë vetëm një thirrje popullit dhe populli u përgjigj dhe nuk merrem me inskenime dhe maskarada të tilla”, u shpreh Presidenti.
Kreu i shtetit duke komentuar më tej protestën e të rinjve për vrasjen e 25-vjeccarit Klodian Rasha nga policia, përshëndeti të gjitha institucionet ndërkombëtare që dënuan dhunën ndaj gazetarëve dhe i bëri thirrje qeverisë që të heqë dorë nga dhuna dhe intimidimi i mediave.
Presidenti Meta u pyet dhe mbi ndryshimet më të fundit në kabinetin qeveritar për dorëheqjen Sandër Lleshajt si ministër i Brendshëm dhe emërimin në vend të tij të, Blendi Çuçit, ku tha se do të përgjigjet në një kohë sa më të shpejtë me dekret.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania