Meta kërkon takim me Ruçin, Presidenti: Akuzat ndaj Thaçit, strategji për të njollosur UÇK-në
Pas përkthimit të draftit të Komisionit të Venecias Presidenti Meta i ka kërkuar takim kryeparlamentarit Ruçi për çështjen e Gjykatës Kushtetuese. Kështu u shpreh kreu i shtetit në konferencën e tij, tashmë të përjavshëm.
“Sot i kemi përcjellë shkresën zyrtare Kryetarit të Kuvendit për të zhvilluar një takim sa më parë që ai të ketë mundësi duke filluar nga e hëna që vjen”, tha kreu i shtetit.
Presidenti Meta ka komentuar edhe mbi ngritjen e aktakuzës për homologun e tij Thaçi dhe Kadri Veselin. Ai i cilësoi këto akuza si strategji provokative për të njollosur luftën e UÇK-së, ndërsa u shpreh i bindur se Thaçi dhe Veseli do të përballojnë me sukses e përgjegjshmëri çdo akuzë.
“Nuk është herë a parë që ndaj udhëheqësve ndaj UÇK-së kemi aktakuza, të gjithë tashmë kemi eksperiencën e këtyre 20 viteve, ku pala e humbur, që shkaktoi luftën, gjenocidin e ka kthyer në një strategji të sajën, njollosjen e UÇK-së por jo thjesht vetëm kaq por dhe dëmtimin e funksionimit të shtetit të Kosovës”, tha Meta.
I pyetur për projektligjin e ri për minoritetet që po hartohet nga qeveria, Meta u shpreh se është duke studiuar në brendësi këtë çështje, e cila ka pasur reagim edhe nga shumë akademikë, dhe më pas do të mbajë një qëndrim.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania