Meta mban fjalën në protestë: Turp për ata që s’vijnë për të përmbysur hajdutët

11 Korrik 2024 | 21:20

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta mbajti fjalën e tij para protestuesve te opozitës të cilët janë mbledhur këtë të enjte para kryeministrisë duke kërkuar lirimin e Sali Berishës, krimin e një qeverie teknike dhe largimin e kryeministrit Edi Rama.

Meta tha se të gjithë ata që ankohen çdo ditë duhet t’ju vijë turp që nuk i janë bashkuar protestës për të rrëzuar qeverinë e kryeministrit Rama dhe të kryebashkiakëve të tij, që ai i quajti të gjithë “kryehajdutë”.

“Turp për ata që ankohen çdo ditë e nuk vijnë këtu për të përmbysur regjimin më antikombëtar që ka njohur kjo tokë. Turp për këshilltarët opozitar që nuk janë këtu përballë kryehajdutit të Tiranës, turp për të gjithë ata keryetarë opozitarë që nuk janë çdo ditë përballë kryehajdutëve të rilindjes në çdo bashki. Turp për çdo opozitar që ka hallin e autoritetit të SPAK-ut. Të cilit SPAK? Ju më keni dëgjuar kur them regjimin e  Dum Dumanit”,-tha Meta.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë

Një ekspeditë speleologjike në shpellën “Sterra e Kujunxhiut”, pjesë e Parkut Kombëtar të Llogarasë, ka zbuluar një zgavër të re me thellësi rreth 70 metra,...
21:37 | 25/07/2026