Meta mesazh në nisje të protestës: Ndryshimi do të ndodhë me çdo çmim
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dhënë një deklaratë për media në nisje të protestës së opozitës të planifikuar këtë të shtunë përballë ambienteve të kryeministrisë.
Në fjalën e tij Meta theksoi se kjo është një protestë pa kthim, dhe kryeministri Edi Rama do të rrëzohet me çdo çmim sipas tij.
Meta tha se asgjë nuk mund ta shpëtojë dot kryeministrin për përfshirjen e tij në aferën McGonigal.
“Asgjë nuk e shpëton korruptuesin e McGonigal. Mesazhin sot e jep populli.
E rëndësishmja është fillimi i protestës dhe është një protestë pa kthim. Rama është i dorëzuar dhe të jap dorëheqjen sa më parë. Një kryeministër që fshihet është i rrëzuar. Është një fillim pa kthim dhe një ndryshim që do të ndodhë me çdo çmim, që mos të iki rinia shqiptare por të kryeministri që kërkon të përdhosë pluralizimin”, tha Meta.
LEXONI GJITHASHTU:
Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani
- 08:14 Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet