Simpatizantët mblidhen në selinë e PD. Marshimi i Berishës pa media, shkak ‘grushti’
Gazetarja Raziela Myslimaj raportoi për Euronews situatën nga ambientet e selisë së Partisë Demokratike në nisje të protestës së opozitës së opozitës, që është planifikuar këtë të shtunë në orën 12:00.
Myslimaj tha se mbështetësit e djathtë janë mbledhur në ambientet e selisë së PD-së dhe janë në pritje të daljes së kreut të PD-së për të marshuar përpara kryeministrisë.
Gazetarja bëri me dije se marshimi i Berishës do të ndiqet vetëm nga kamerat e Partisë Demokratike, kjo dhe për shkak të incidentit të ndodhur në protestën e 6 dhjetorit, ku lideri i opozitës u qëllua me grusht nga një protestues.
“Vlen të theksohet se kamerat nuk do të mund ta ndjekin gjatë marrshimit kreun e PD-së Sali Berisha për shkak të incidentit të 6 dhjetorit ku një protestues goditi me grusht kreun e PD-së.
Marshimi i kreut të PD-së do të ndiqet nga dy kamera të Partisë Demokratike dhe do të transmetohet në të gjitha televizionet përmes një regjie qendrore. Ka nisur grumbullimi i simpatizantëve të zotit Berisha në selinë Partitë Demokratike, ka nisur me entuziazëm ku protestuesit brohorasin në mbështetje të zotit Berisha dhe kundër kryeministrit Rama”, tha gazetarja.
LEXONI GJITHASHTU:
Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani
- 08:14 Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës